Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARMIQËSÍM,~I m. 1. Gjendje e krijimit të armiqësisë, të konfliktit midis individëve, grupeve ose vendeve; krijim i mosmarrëveshjes, i tendosjes; prishje e marrëdhënieve miqësore ose asnjanëse, të armiqësuarit; kund. miqësim. Armiqësim i dy vendeve (shteteve, grupeve, partive, individëve etj.). Ndodhi armiqësimi i dy shokëve.
2. Veprimi kur armiqësoj dikë me një tjetër ose kur armiqësohem.
✱Sin.: armiqësi, dashakeqësi, dashaligësi, urrejtje, prishje, zemërim, xhelozi,
ARMIQËRÍ,~A f., përmb., bised. Të gjithë armiqtë së bashku, tërësia e atyre që konsiderohen kundërshtarë. Armiqëria ishin bërë bashkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMIQËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Qëndrim prej armiku, prirja e synimi për t’i bërë keq dikujt, ndjenjë e keqdashjes dhe e urrejtjes për dikë; kund. miqësi. Armiqësi e thellë (e vjetër)…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMIQËSÍSHT ndajf. Në mënyrë armiqësore, me armiqësi; kund. miqësisht. E priti armiqësisht. Foli armiqësisht. U soll armiqësisht.✱Sin.: dashakeqësisht, dashaligësisht, urrejtshëm, …
Shfaq përkufizimin e plotë →►ARMIQËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem armik me një tjetër, hyj në grindje, futem në armiqësi; krijoj mosmarrëveshje, tendosje, konflikt; kund. miqësohem. Armiqësohem …
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMIQËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj armik dikë me një tjetër, e shtie në grindje, e fut në armiqësi, kund. miqësoj. Armiqësoj fqinjët. Arriti t’i armiqësojë shokët. Armiqësoi fa…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMIQËSÓR,~E mb. 1. Që bëhet nga një armik me qëllime të këqija e për të sjellë dëme, që shpreh synimet e armikut e u shërben atyre, prej armiku, që krijon mosmarrëveshje, tendosje…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMIQËSÚAR (i, e) mb. Që ka hyrë në armiqësi me dikë, që i ka prishur marrëdhëniet me dikë, që është zënë me dikë. Fise (familje) të armiqësuara. Mbetën të armiqësuar. Njerëz të ar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë