Fjalori
ARMIK

ARMÍ/K,~KU m. sh. ~Q, ~QTË 1. Ai që i do të keqen një tjetri, që e urren dhepërpiqet ta dëmtojë; kund. mik. Armik i hapët (i fshehtë). Armik i përbashkët. Armik i egër (i pabesë). Armik i betuar. Armik për vdekje. Bëj armiq. Mos ta preftë armiku fjalën (kuvendin)! i thuhet dikujt me takt, që të mos fyhet, kur i ndërhyhet gjatë bashkëbisedimit. Darova e armikut o helm, o thikë. (fj. u.) armiku kurrë nuk ta do të mirën, mos pritmirë nga armiku. Armikut dhe erës tregoju gjoksin! (fj. u.) mos u përkul përpara armikut; mos u tremb nga vështirësitë.
2. Ai që është kundër interesaveatdheut e të popullit, të kombit e të shtetit dhelufton e vepron kundër tyre. Armiqtë e brendshëm (e jashtëm). Armik i popullit. Armik i shtetit. Mbroj vendin nga armiku. Vegël e armikut. Agjent i armikut. Bën punën e armikut. Dënoj (luftoj) armiqtë. Në shërbimarmikut.
3. përmb. Ushtria kundërcilës bëhet lufta dhe shteticilit i shërben ajo; kundërshtari. Forcat e armikut. Ushtria e armikut. Planet e armikut. Sulmon (dërrmon) armikun. Mbrojtje nga armiku.
4. Ai që urren diçka dhelufton kundër saj, ai që nuk pajtohet me diçka, që nuk e pranon diçka; kundërshtar. Armik i përparimit (i lirisë). Armik i gënjeshtrave (i thashethemeve). Armik i duhanit (i alkoolit). Armiku i së vërtetës është frika. (fj. u.). Armiku i njeriut është përtacia. (fj. u.).
5. Diçkasjell dëm, që prish ose që bën keq. Armik i shëndetit.
Sin.: kundërshtar, urrejtës, oponent, rival, hasëm, dushman.


Rezultate të ngjashme

ARMÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i do të keqen një tjetri a një tjetre, që e urren atë dhe që përpiqet ta dëmtojë; kundërshtare; kund. mike, mikeshë. Armike të përhershme. Prej mi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARMÍH vep., ~A, ~UR kal. 1. Hap tokën, dheun a një sipërfaqe tjetër për të nxjerrë, për të mbjellë ose për të ndërtuar diçka. Armih me kazmë dheun. Armih tokën. Armih themelet e sh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ARMÍH/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Hapet ose gërmohet një tokë, një sipërfaqe ose një gropë. Nesër do të armihet dheu (toka).2. pës. e ARMÍH. U armih dheu.Sin.: gë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARMÍHJE,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur armih tokën ose kur armihet. Filluan armihjet. Thellësia e armihjeve. Armihja e parë. Filloi armihja.Sin.: gërmim, gropim, rrëmim, mihje, rrë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARMÍHUR (i, e) mb. Që është gërmuar ose që është e rrëmihur (për tokën, arën, dheun, sipërfaqen etj.) për të nxjerrë, për të mbjellë ose për të ndërtuar diçka. Tokë e armihur me ka…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARMÍHËS m. sh. ~, ~IT Ai që gërmon, që mih, që rrëmon tokën (arën, dheun); ai që merret me prashitjen e bimëve; punëtori që prashit. Argatët armihës. Armihës dherash. Armihës varr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET ndërt. 1. Përforcim me shufra hekuri, çeliku a me lëndë tjetër, i një objekti, i një godine, i një materiali a i një pajisjeje; përforcim, shtrëngim. Armimi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARMÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Thesium alpinum) Lloj barishteje shumëvjeçare, që rritet në zona malore, alpine e nënalpine të Evropës, që shquhet prej gjetheve të ngushta li…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARMÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Bëj fjalë me dikë, grindem keq. Armisem kot me familjarët. U armis me shokët e iku. Mbetën duke u armisur.Sin.: grindem, zihem, fjalosem, hahem…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARMÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Grindje me fjalë midis dy a më shumë vetave; mosmarrëveshje midis dy a më shumë palëve. Armisje pa shkak. Nxitje e armisjes. Armisje familjare. Nxit (sh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.