Fjalori
ARMATË

ARMÁT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Forcat e armatosura të një shteti, të një organizate, të një bashkimi, të një lidhjeje ose të një entiteti, të përbërë nga një numër i madh personeli dhe nga pajisje ushtarakeorganizuara për të mbrojtur vendin, sigurinë kombëtare ose për të kryer veprime ushtarake; ushtri; njësi e madhe e organizuar e forcavearmatosurapërbëhet nga korpuse, divizione ose brigada ushtarësh, të bashkuara nën një komandëvetme. Armata kombëtare. Armata çlirimtare. Komanda e armatës. Armata e aleatëve. Komandanti i përgjithshëm i armatës. Pajisja e armatës me anije luftarake.
2. Njësi e madhe ushtarake, e përbërë nga dy a më shumë truparmata dhe e pajisur për veprime luftarake strategjike. Armatë tankesh. Komandant armate. Garnizoni i armatës.
3. fig. Masë e madhe njerëzish, që punojnëbashku në një lëmë ose për një qëllimvetëm; ushtri. Armatë e fuqishme. Armata e punëtorëve. Armata e arsimtarëve (e mjekëve). Armata e të rinjve. Armatë ndjekësish në rrjetet socialë.
4. fig. Sasi e madhe, grumbull i madh mjetesh teknike. Armatë aeroplanësh (anijesh, automjetesh, buldozerësh etj.).

ARMATË

ARMÁT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT vjet. Zinxhir ari që e varnin gratëqafë si stoli, varëse grash. Var armatën. I bleu një armatë ari.
Sin.: varëse, qafore.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.