Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARMÁÇ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. etnogr. Copë prej cohe e qëndisur me mëndafsh ose me ar për zbukurim, që përdorej për dimi a për shallvare grash ose për benevrekë burrash. Armaç me fije ari.
2. vjet. Një lloj cohe e trashë, që përdorej për veshje të sipërme, për perde etj. Perde prej armaçi. Mbulesë armaçi.
ARMADÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Dasypus) 1. Gjitar i vogël placentar, mishngrënës dhe bimëngrënës, banor i pyjeve dhe i shkretëtirave, që është i mbuluar nga një mburojë e fo…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Dollap, orendi me madhësi të ndryshme, që shërben për nevoja të ndryshme në shtëpi, në zyra, në biblioteka etj.; orman. Armar i madh (i vogël). Armar rroba…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMÁTH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Kallinj misri për farë, të lidhur bashkë, që varen në trarët e shtëpisë, pasi korret, zhvoshket e vendoset në hambar si shenjë e bereqetit dhe e…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Pajisja me armë, armatosje; kund. çarmatim. Armatimi i ushtrisë. Armatim modern. 2. usht. Tërësia e armëve, e mjeteve dhe e pajisjeve ushtarak…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMATÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Armatos. Armatisa grupin. Armatis ushtrinë deri në dhëmbë.2. Rregullohem, zbukurohem, vendos grim. Armatis nusen me shije.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMAT/OJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. ndërt. Përforcoj, armoj.2. usht. Armatos; kund. çarmatoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMATÓR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT det. Pronar ose qiramarrës anijesh, që i pajis dhe i përdor ato për udhëtime dhe për tregti; armatues.✱Sin.: armëtar, armatues.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMATÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT 1. min., ndërt. Armatues.2. Armëtar; prodhues armësh. Armator i shkathët.✱Sin.: armëtar, armatues.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMÁT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Forcat e armatosura të një shteti, të një organizate, të një bashkimi, të një lidhjeje ose të një entiteti, të përbërë nga një numër i madh pers…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARMÁT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT vjet. Zinxhir ari që e varnin gratë në qafë si stoli, varëse grash. Var armatën. I bleu një armatë ari.✱Sin.: varëse, qafore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë