Fjalori
ARKONDI

ARKONDÍ,~A f. sh. ~, ~TË hist. Krahinë e sunduar dhe e qeverisur nga një arkond. Zotërimet e arkondisë. Territori i arkondisë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ARKOND
ARKOND

ARKÓND,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. 1. Titull i lartë i magjistratëve që qeverisnin qytet-shtetet në Greqinë e Lashtë dhe që mbikëqyrnin çështjet civile, fetare dhe ushtarake. Arkondët e Athinës.
2. Titullhierarkinë feudale që e mbante një pronar i pasur nga paria e vendit; prijës, udhëheqës. Arkondët feudalë. Pronat e arkondit. Sillet si arkond sillet rëndë e me mospërfillje, mbahet më të madh.
3. fet. Anëtar laikKishën Ortodokse i nderuar për kontributet e tij ndaj kishës.


Rezultate të ngjashme

ARKONDÍSHT ndajf. Sipas mënyrës së arkondit. Sillet arkondisht. Qëndrim arkondisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKONDÍSHTE ndajf. Sipas mënyrës së jetës, të veshjes, të sjelljes së arkondit; arkondishte. Veshje arkondishte. Valle arkondishte.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKÓND,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. 1. Titull i lartë i magjistratëve që qeverisnin qytet-shtetet në Greqinë e Lashtë dhe që mbikëqyrnin çështjet civile, fetare dhe ushtarake. Arkondët …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKONDÉSH/Ë,~A f. sh. ~A ~AT hist. E shoqja e arkondit. Me arkondin erdhi edhe arkondesha.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.