Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARKITEKTÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Arti i projektimit, i vendosjes dhe i zbukurimit të ndërtesave ose të veprave të tjera; bashkim i artit, i shkencës dhe i teknikës për të krijuar struktura funksionale, estetike dhe të qëndrueshme. Vepër e arkitekturës. Dega e arkitekturës. Studio e arkitekturës. Qendra e arkitekturës. Fjalori i arkitekturës. Merret me arkitekturë.
2. Mënyra e vendosjes, e ndërtimit dhe e zbukurimit të ndërtesave në pjesën e jashtme. Arkitekturë e thjeshtë. Arkitektura e qytetit.
3. Stil i veçantë në vendosjen, ndërtimin dhe zbukurimin e ndërtesave dhe të veprave të tjera. Arkitektura romake (greke, gotike). Arkitektura moderne. Arkitektura postmoderne.
4. Arkitektonikë.
ARKITÉKST,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Kryetekst; tekst parak, teksti i parë; tekst i moçëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITÉKT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Specialist në arkitekturë; inxhinier që merret me planifikimin, projektimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e ndërtimit të objekteve, të godinave dhe të s…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITÉKT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Specialiste në arkitekturë; inxhiniere që merret me planifikimin, projektimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e ndërtimit të objekteve, të godinave dhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITEKTONÍK,~E mb., arkit. 1. Që ka të bëjë me arkitektonikën; që u përgjigjet kërkesave të arkitektonikës. Ndërtim arkitektonik. Kërkesat arkitektonike. Nga ana arkitektonike. Ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITEKTONÍK/Ë,~A f. 1. tek., gjeol. Struktura, organizimi dhe drejtimi i shtresave gjeologjike në një rajon shkëmbor, që përcaktojnë formën e relievit. Arkitektonika e shkëmbinjve…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITEKTÚAR (i, e) mb. Që është projektuar dhe ndërtuar sipas një strukture, një plani ose një sistemi arkitekturor. Ndërtesë e arkitektuar për të ofruar komoditet. Zonat urbane j…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITEKTÚES,~E mb. Që ka të bëjë me persona, procese, mjete që përfshihen në projektimin dhe ndërtimin e strukturave ose sistemeve arkitekturale; ekspert projektues. Proceset dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITEKTURÁL,~E mb. Që ka të bëjë me arkitekturën, që i përket arkitekturës, i arkitekturës; që është bërë sipas kërkesave të arkitekturës. Vepër arkitekturale. Ansambël arkitektur…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITEKTURÓR,~E mb. Arkitektural. Stil arkitekturor. Kryevepër arkitekturore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë