Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARKITEKTONÍK/Ë,~A f. 1. tek., gjeol. Struktura, organizimi dhe drejtimi i shtresave gjeologjike në një rajon shkëmbor, që përcaktojnë formën e relievit. Arkitektonika e shkëmbinjve.
2. arkit. Shkenca mbi format dhe mbi stilet e ndërtimit. Parimet e arkitektonikës. Arkitektonika në teknologji.
3. arkit. Arti dhe mënyra e ndërtimit të një objekti në të cilën pjesët përbërëse janë të lidhura mirë e bukur njëra me tjetrën në një të tërë. Arkitektonika e objektit. Arkitektonika e ndërtesave publike.
4. art. Mënyra e ndërtimit të një vepre letrare, muzikore ose figurative, në të cilën elementet përbërëse janë në përpjesëtime të drejta dhe të lidhura mirë ndërmjet tyre. Arkitektonika e veprës (e pjesës).
ARKITÉKST,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Kryetekst; tekst parak, teksti i parë; tekst i moçëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITÉKT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Specialist në arkitekturë; inxhinier që merret me planifikimin, projektimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e ndërtimit të objekteve, të godinave dhe të s…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITÉKT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Specialiste në arkitekturë; inxhiniere që merret me planifikimin, projektimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e ndërtimit të objekteve, të godinave dhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITEKTONÍK,~E mb., arkit. 1. Që ka të bëjë me arkitektonikën; që u përgjigjet kërkesave të arkitektonikës. Ndërtim arkitektonik. Kërkesat arkitektonike. Nga ana arkitektonike. Ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITEKTÚAR (i, e) mb. Që është projektuar dhe ndërtuar sipas një strukture, një plani ose një sistemi arkitekturor. Ndërtesë e arkitektuar për të ofruar komoditet. Zonat urbane j…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITEKTÚES,~E mb. Që ka të bëjë me persona, procese, mjete që përfshihen në projektimin dhe ndërtimin e strukturave ose sistemeve arkitekturale; ekspert projektues. Proceset dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITEKTURÁL,~E mb. Që ka të bëjë me arkitekturën, që i përket arkitekturës, i arkitekturës; që është bërë sipas kërkesave të arkitekturës. Vepër arkitekturale. Ansambël arkitektur…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITEKTURÓR,~E mb. Arkitektural. Stil arkitekturor. Kryevepër arkitekturore.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKITEKTÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Arti i projektimit, i vendosjes dhe i zbukurimit të ndërtesave ose të veprave të tjera; bashkim i artit, i shkencës dhe i teknikës për të krijuar …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë