Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARKEOZOOLOGJÍ,~A f., arkeol., zool. Nënfushë e arkeologjisë që studion mbetjet (fosilet) e kafshëve në lokalitetet arkeologjike me qëllim përcaktimin e veçorive të tyre morfologjike si dhe identifikimin e llojshmërisë e të vjetërsisë së tyre në kontekstin kohor, mjedisor dhe social. Aspekte të arkeozoologjisë. Metodat dhe mjetet e arkeozoologjisë. Sektori i arkeozoologjisë. Doracak i arkeozoologjisë.
ARKEOZOOLOGJÍK,~E mb., arkeol., zool. Që ka të bëjë me arkeozoologjinë, që i përket arkeozoologjisë, i arkeozoologjisë. Gjurmime arkeozoologjike. Ekspedita arkeozoologjike. Teknika…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKEOZOÍK,~U m., gjeol. Arkean. Epoka e arkeozoikut. Jeta njëqelizore gjatë arkeozoikut.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKEOZOOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT arkeol., zool. Specialist i arkeozoologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKEOZOOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET arkeol., zool. Specialiste e arkeozoologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë