Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARKAÍK/E,~JA f. Diçka që është shumë e vjetër dhe që i përket një periudhe të hershme historike; diçka që ka një vjetërsi dhe që është ruajtur nga kohët e lashta; kund. e re. Arkaikja në letërsi. Rikthim i arkaikes. Nostalgji për arkaiken.
✱Sin.: e vjetër, e vjetruar, vjetërsirë, e lashtë, e moçme, e moçmuar, e moshuar.
ARKAÍK,~E mb. Që i përket një kohe të lashtë, që është shumë i vjetër, i lashtë; që ka dalë nga përdorimi; kund. i ri. Periudha arkaike. Gjuhë arkaike. Fjalë (shprehje) arkaike. Kohë (periudhë) arkaike. Frymë arkaike. Stil arkaik. Zakone arkaike. Mendësi arkaike. Objekte arkaike. Figurë arkaike.
✱Sin.: i lashtë, i vjetër, i vjetruar, i vjetërsuar, i moçëm, i moçmuar, i motshëm, i moshuar, i plakur.
ARKAÍK,~E mb. Që i përket një kohe të lashtë, që është shumë i vjetër, i lashtë; që ka dalë nga përdorimi; kund. i ri. Periudha arkaike. Gjuhë arkaike. Fjalë (shprehje) arkaike. Ko…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë