Fjalori
ARKA

ARKÁ f. sh. ~JA, ~TË Pjesa metalike e sharrësformëfletës, që përdoret për të prerë trupa drurësh. I ndërroi arkanë sharrës. Mprehu arkanë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ARKË
ARKË

ÁRKË,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kuti e madhe katërkëndëshe, e bërë zakonisht me dërrasa, që shërben për të ruajtur e për të mbartur sende e mallra. Arkë druri (dërrase, hekuri). Arkat e bukëve. Arka birre (qumështi). Arka municioni. Arka e ndihmësshpejtë. Arka e ushtarit (usht.). Kapaku i arkës. Çelësi i arkës. Hap (mbyll) arkën. Shtie (fut) në arka. Ruaj arkën. Zbukurimet e arkës.
2. etnogr. Orendi katërkëndëshe prej dërrase, me kapak dhe me dry, zakonisht e zbukuruar, që shërbente për të mbajtur rroba dhe pajën e nuses. Arka e nuses arkë druri e zbukuruar me vizatime lulesh shumëngjyrëshe, që shërbente për pajën ose për rrobat e nuses. Arka e pajës (e rrobave). Rrobat e arkës. Mbanfundarkës. (fj. u.). Arka e peshkut (zool.) guaskë peshku; lupare, vesh peshku.
3. Kasafortë. Fut (vë) paratëarkë. Mbyll arkën. Arkë parash.
4. ek. Zyrë a vend i posaçëm, ku bëhen pagesat dhe veprimetjera me të holla. Arka e bankës. Arka e ndërmarrjes. Nëpunësja e arkës. Paguanarkë. Derdh paratëarkë.
5. fin. Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kompani, biznes, institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbush (zbraz) arkën e shtetit. Mbaj arkën. Mbyll arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
6. bised. Arkivol. Arka e të vdekurit. Të vënçaarkë! mallk. vdeksh!
7. vjet., fin. Ent ku depozitoheshinhollat e kursyera nga punonjësit, të cilat këta mund t’i tërhiqnin kur të donin. Arka e kursimit. Derdhhollaarkën e kursimit.
Arkë pa dry (pa çelës) mëshirëfatit, pa u mbrojtur, pa e ruajtur kush. Arkë e drylidhur si mishi me thoin njëri me tjetrin, të pandarë njëri nga tjetri. Arkë me dry (me shtatë dryna) shih arkë e mbyllur. Arkë e mbyllur ai që e mbanfshehtën e nuk ua thotëtjerëve; ai që nuk i hapet askujt; varr i mbuluar; qeli pa dritare (e mbyllur). Arka (barka) e Noes libr. mjet a vend shpëtimi nga një rrezik i madh. *Fundi i arkës. Janë arkë e dry shih janë mish e thua. I kallëzoj *fundin e arkës (dikujt). E ka gojën arkë (dikush) shih e mban gojën mbyllur (dikush) nuk nxjerr fjalë nga goja, i ruan mirëfshehtat. E ka gojën si arka e plakës (dikush) e mbanfshehtë një sekret, nuk ia tregon askujt, është i besës; e fut fjalënfunddheut; e hedh fjalën në pus; kund. e nxjerrpazar të gomarëve (diçka) tall. I nxjerr *fundin e arkës (dikujt). Është *sapunarkë (dikush). vënçaarkë! mallk. vdeksh!
Sin.: kuti, sënduk, sandëk, sanak, arkëz, baule, kanavete, kashun, kanistër, sepete, valixhe, kasafortë, kasë, arkivol, arkëmort.


Rezultate të ngjashme

ARKABË́RËS,~I m. sh. ~, ~IT Mjeshtër, zdrukthëtar që bën arka; arkapunues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. ark. Korridor i harkuar me shtylla në të dy krahët; hapje gjysmërrethore; harknajë. 2. Hark që mban murin; harqe përgjatë murit. Arkadë gotike (romane)…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKAÍK,~E mb. Që i përket një kohe të lashtë, që është shumë i vjetër, i lashtë; që ka dalë nga përdorimi; kund. i ri. Periudha arkaike. Gjuhë arkaike. Fjalë (shprehje) arkaike. Ko…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKAÍK/E,~JA f. Diçka që është shumë e vjetër dhe që i përket një periudhe të hershme historike; diçka që ka një vjetërsi dhe që është ruajtur nga kohët e lashta; kund. e re. Arkai…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKAIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vjetrim ose lashtësim i diçkaje; të dhënët formë ose kuptim arkaik diçkaje; kund. modernizim, aktualizim. Arkaizimi i jetës. Arkaizim mendësie. Arkaiz…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKAIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vjetroj diçka, i jap formë ose kuptim arkaik diçkaje, e bëj të duket e vjetër diçka; kund. modernizoj, aktualizoj. Arkaizoj ambientin e restorant…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKAÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT gjuh. Fjalë ose shprehje gjuhësore që ka dalë jashtë përdorimit të përditshëm, por që vazhdon të përdoret për të dhënë një ndjesi a një ngjyresë hist…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKAPÍ,~A f. sh. ~, ~TË krahin. Derë e vogël zakonisht në murin e kopshtit prapa shtëpisë, që shërben për t’u lidhur me fqinjët; derë e vogël gardhi ndërmjet dy shtëpive fqinje. Çe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÁRKAS ndajf. Në trajtë të arkës, si arkë. I vë arkas. Dollap goditur arkas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.