Fjalori
ARKËTUESHMËRI

ARKËTUESHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË fin. Arkëtim, të qenët i arkëtueshëm, kryerje e veprimit të arkëtimit. Procesi i arkëtueshmërisë. Arkëtueshmëri e sigurt dhe e shpejtë.


Rezultate të ngjashme

ARKËTÚAR (i, e) mb., fin. Që është vendosur në një arkë bankare, në një arkë personale, në arkën e një ndërmarrjeje etj., për t’u siguruar ose për t’u ruajtur; i depozituar. Pagë e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKËTÚAR,~IT (të) as., fin. Të mbledhurit, të vendosurit dhe të ruajturit në një arkë banke, ndërmarrjeje etj. të një sasie të hollash ose të letrave me vlerë. Të arkëtuarit e të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKËTÚES,~E mb., fin. Që kryen veprime arkëtimi, që ka për detyrë të arkëtojë të hollat; që arkëton. Zyrë arkëtuese. Nëpunësi arkëtues. Shërbim arkëtues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKËTÚES,~I m. sh. ~, ~IT fin. Ai që kryen veprime arkëtimi, ai që arkëton të holla. Arkëtues banke.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKËTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fin. Ajo që kryen veprime arkëtimi, ajo që arkëton të holla. Arkëtuesja e kompanisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARKËTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., fin. Që mund të arkëtohet, që mund të vendoset në një arkë kursimi ose në çfarëdo arke tjetër. Të holla të arkëtueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.