Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÁRKË,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kuti e madhe katërkëndëshe, e bërë zakonisht me dërrasa, që shërben për të ruajtur e për të mbartur sende e mallra. Arkë druri (dërrase, hekuri). Arkat e bukëve. Arka birre (qumështi). Arka municioni. Arka e ndihmës së shpejtë. Arka e ushtarit (usht.). Kapaku i arkës. Çelësi i arkës. Hap (mbyll) arkën. Shtie (fut) në arka. Ruaj arkën. Zbukurimet e arkës.
2. etnogr. Orendi katërkëndëshe prej dërrase, me kapak dhe me dry, zakonisht e zbukuruar, që shërbente për të mbajtur rroba dhe pajën e nuses. Arka e nuses arkë druri e zbukuruar me vizatime lulesh shumëngjyrëshe, që shërbente për pajën ose për rrobat e nuses. Arka e pajës (e rrobave). Rrobat e arkës. Mban në fund të arkës. (fj. u.). Arka e peshkut (zool.) guaskë peshku; lupare, vesh peshku.
3. Kasafortë. Fut (vë) paratë në arkë. Mbyll arkën. Arkë parash.
4. ek. Zyrë a vend i posaçëm, ku bëhen pagesat dhe veprime të tjera me të holla. Arka e bankës. Arka e ndërmarrjes. Nëpunësja e arkës. Paguan në arkë. Derdh paratë në arkë.
5. fin. Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kompani, biznes, institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbush (zbraz) arkën e shtetit. Mbaj arkën. Mbyll arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
6. bised. Arkivol. Arka e të vdekurit. Të vënça në arkë! mallk. vdeksh!
7. vjet., fin. Ent ku depozitoheshin të hollat e kursyera nga punonjësit, të cilat këta mund t’i tërhiqnin kur të donin. Arka e kursimit. Derdh të holla në arkën e kursimit.
♦ Arkë pa dry (pa çelës) në mëshirë të fatit, pa u mbrojtur, pa e ruajtur kush. Arkë e dry të lidhur si mishi me thoin njëri me tjetrin, të pandarë njëri nga tjetri. Arkë me dry (me shtatë dryna) shih arkë e mbyllur. Arkë e mbyllur ai që e mban të fshehtën e nuk ua thotë të tjerëve; ai që nuk i hapet askujt; varr i mbuluar; qeli pa dritare (e mbyllur). Arka (barka) e Noes libr. mjet a vend shpëtimi nga një rrezik i madh. *Fundi i arkës. Janë arkë e dry shih janë mish e thua. I kallëzoj *fundin e arkës (dikujt). E ka gojën arkë (dikush) shih e mban gojën mbyllur (dikush) nuk nxjerr fjalë nga goja, i ruan mirë të fshehtat. E ka gojën si arka e plakës (dikush) e mban të fshehtë një sekret, nuk ia tregon askujt, është i besës; e fut fjalën në fund të dheut; e hedh fjalën në pus; kund. e nxjerr në pazar të gomarëve (diçka) tall. I nxjerr *fundin e arkës (dikujt). Është *sapun në arkë (dikush). Të vënça në arkë! mallk. vdeksh!
✱Sin.: kuti, sënduk, sandëk, sanak, arkëz, baule, kanavete, kashun, kanistër, sepete, valixhe, kasafortë, kasë, arkivol, arkëmort.
ARKÉ,~U m. Shkëmb i moçëm i fillimit të paleozoikut, që njihet edhe me emrin arkeshkëmb; formacion natyror gjeologjik, i krijuar nga proceset gërryese (uji, shiu, lumenjtë, era, temperatura etj.), që konsiderohen sot atraksione turistike në të gjitha kontinentet.
ARKËKÓSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Anadara corbuloides) Lloj molusku, butak i njohur për guaskën e tij me ngjyrë të bardhë ose kafe, të brinjëzuar, të trashë e të fortë, në tra…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁRK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Arkë e vogël druri ose nga një material tjetër i fortë për vendosjen dhe ruajtjen e gjësendeve të vogla ose parave. Arkël druri. Arkël kujtimesh. Arkël …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁRK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Arkëz; arkë e vogël. Arkël druri (kartoni, metali, argjendi, plastike etj.). Arkël bizhuterie. Arkël kozmetike. Arkël penjsh e gjilpërash.✱Sin.: arkëz, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKËMÓRT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Arka ku vendoset i vdekuri për ta varrosur. Arkëmort i zi (i bardhë). Arkëmort bosh. Lule mbi arkëmort. Arkëmort i zbukuruar. Katër veta mbanin ark…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁRKËSH,~I m. sh. ~A, ~AT vjet., tek. 1. Reze me sustë (e derës, e dritares, e dollapit). Vuri arkëshin. Arkëshi i dollapit. Portë me arkësh.2. Pendë kurthi; mashë, sustë që vë në l…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fin. Nëpunës i ngarkuar të mbajë arkën e një banke, një kompanie, një institucioni ose një biznesi dhe të kryejë veprimet me të holla; nëpunës i arkës. Ar…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Nëpunëse e ngarkuar të mbajë arkën e një banke, kompanie, institucioni ose biznesi dhe të kryejë veprimet me të holla; nëpunëse e arkës. Arkëtare e fir…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fin. Veprimi i mbledhjes dhe i menaxhimit të të ardhurave ose të fondeve nga burime të ndryshme, të arkëtuarit. Arkëtimi i të hollave (i të ardhurave). Pr…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARKËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. fin. Vendos të holla në një arkë të sigurt personale, në një arkë banke, në arkën e një ndërmarrjeje etj.; marr të holla e i derdh në arkë, fut të…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁRKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Arkë e vogël, që përdoret për të mbajtur sende të çmuara ose gjëra të vogla. Arkëza e stolive. Arkëz hiri. Ruaj (mbyll) në arkëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë