Fjalori
ARITH

ARÍTH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin., bot. (lat. Equisetum arvense) Bimë barishtore e egër e ligatinave, në dukje si fieri, me gjetheholla e të lëmuara si hala pishe, që këputen lehtë, këputja; bari i argjendit, grethi i arave.
Sin.: këputje, barxhan, bishtmi, heqëse, hjekëse, këputkë, koblar, krispë, krizëm, mjekëse, vgjedhë, vgjer.


Rezultate të ngjashme

ARÍTH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin., bot. 1. (lat. Astragalus tragacantha; A. glycyphyllos) Urithe. Arithja e fushës. Arithja gjethengushtë. Arithja laroshe.2. (lat. Astragalus sicu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARÍTHI ndajf. Si ariu kur qëndron mbi dy këmbët e prapme duke e mbajtur trupin drejt (zakonisht për kafshët); përpjetë. Ngrihet arithi në dy këmbë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARÍTHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Cistus albidus) Bimë mesdhetare, që shquhet për lulet e bukura, të mëdha, me ngjyrë të purpurt ose rozë, me pesë petale të rrudhura dhe me gj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARITENOÍDE,~T m. sh., mjek. Dy struktura të vogla kërcore që ndodhen në laring, që mbikëqyrin lëvizjen dhe tensionin e kordave zanore, funksioni i të cilave është thelbësor për pro…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARITMETÍK,~E mb., mat. Që ka të bëjë me aritmetikën, me veprimet themelore matematikore, i aritmetikës; që është sipas rregullave të aritmetikës. Veprimet aritmetike. Njohuritë ari…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARITMETÍK/Ë,~A f., mat. 1. Dega themelore e matematikës, që studion vetitë e thjeshta të numrave dhe veprimet me ta (mbledhja, zbritja, shumëzimi dhe pjesëtimi). Aritmetika raciona…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARITMÍ,~A f. 1. libr. Mungesë ritmi në një veprim, në një lëvizje ose në një proces; mungesë barazie; humbje e ritmit. Aritmi e vargut. Aritmi poetike. Aritmi e lëkundjeve. Aritmi …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARITMÍK,~E mb. 1. Që nuk ka ritëm, që ka ritëm të çrregullt; kund. ritmik.2. mjek. Që e ka ritmin të çrregulluar, që nuk punon me ritmin e zakonshëm; i parregullt, i çrregullt; kun…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARITMOGRÍF,~I m. sh. ~E, ~ET mat. Lloj enigme ose gjëegjëzë aritmetikore, që përdor numra dhe veprime matematikore për ta zgjidhur atë; lojë me ekuacione matematikore, ku numrat zë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARITMÓLOG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Specialist i kardiologjisë për aritminë; mjek i specializuar për çrregullimet e ritmit të zemrës. Aritmolog i shquar. Shoqata e aritmologëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.