Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARISTOKRATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Përpiqem ose angazhohem që një individ, një grup ose një sistem të marrë karakteristikat dhe privilegjet e aristokracisë; ndikoj që të krijohen ose të shpallen individë të privilegjuar, grupe të privilegjuara ose sistem i privilegjuar; ndikoj të bëhen ndryshime në strukturat sociale dhe politike; shndërroj dikë ose diçka në aristokrat (në sjellje, dukje, ose status). Aristokratizova qëndrimin tim.
2. Krijoj struktura ku elitat kanë ndikim në politikë dhe në ekonomi. Aristokratizoj grupe shoqërore (politike etj.)
ARISTOKRACÍ,~A f. 1. Shtresa më e lartë e feudalëve, shtresa e fisnikëve të një vendi shpesh me tituj fisnikërie, si dukë, kont, baron etj. Aristokracia e lartë. Aristokracia feuda…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARISTOKRÁT,~E mb., libr. Që lidhet me shtresën e lartë shoqërore ose me tiparet fisnike ose elitare në kontekst historik, politik apo figurativ; aristokratik. Shtresa aristokrate. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ARISTOKRÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesëtar i shtresës së fisnikëve, ai që bën pjesë në aristokracinë e vendit. Shtresa e aristokratëve. Sillet si aristokrat. Qëndrim prej aristokrati…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARISTOKRÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pjesëtare e shtresës së fisnikëve, ajo që bën pjesë në aristokracinë e vendit. Është aristokrate. Vishet si aristokrate. Sillet si aristokrate.2.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARISTOKRATÍK,~E mb., libr. 1. Që ka të bëjë me aristokracinë, që i përket aristokracisë, i aristokracisë; që është karakteristik për aristokratin. Shoqëri aristokratike. Klasa aris…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARISTOKRATIZÍM,~I m., libr. Procesi i krijimit, i ruajtjes ose i mbështetjes së një sistemi shoqëror dhe politik ku fuqia dhe privilegjet janë të përqendruara në duart e një klase…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARISTOKRATIZÚAR (i, e) mb. Që mban tituj fisnikërie, si dukë, kont, baron, lord etj.; që ka marrë karakteristikat, privilegjet dhe sjelljet e aristokracisë. Individ (grup) i aristo…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARISTOKRATIZÚES,~E mb. Që nxit ose favorizon aristokratizmin; që mbështet politikat, reformat, kulturën dhe edukimin që favorizojnë një klasë elitare duke krijuar pabarazi dhe ceni…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARISTOKRATÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. 1. Koncept, filozofi që paraqet një sistem social dhe politik të mbështetur në aristokraci, ku fuqia dhe pushteti janë të përqendruara në…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARISTOLOKIÓRE,~T m. kryes. sh. bot. (lat. Aristolochiaceae) Familje e bimëve barishtore shkurresh shumëvjeçare, të përhapura në mbarë botën, sidomos në vendet tropikale e subtropik…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë