Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. zool. (lat. Ursus) Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë. Ariu i murrmë. Ariu i bardhë. Ari pylli. Arinjtë e cirkut. Lëkurë ariu. Putër ariu. Ecën si ari ecën rëndë. Punon si ari punon fort.
2. fig., bised. Njeri i rëndë e i ngathët, por i fortë; njeri i pagdhendur, që sillet në mënyrë të vrazhdë.
3. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme arinjsh: Ariu amerikan (lat. Ursus americanus, Euarctos americanus) ariu i zi. Ariu i bardhë (lat. Ursus maritimus, Thalarctos maritimus) ari trupmadh me gëzof të bardhë që jeton në Polin e Veriut, që është përshtatur për të jetuar në mjedise të ashpra dhe me akull dhe që peshon prej treqind e pesëdhjetë deri shtatëqind kilogramë; ariu polar. Ariu i detit (lat. Enydra lutris) ari me gëzof të dendur e të butë me ngjyrë të kafenjtë, të hirtë ose të zezë, që jeton në ujërat e ftohta, që është i shoqërueshëm dhe përdor një varg tingujsh për të komunikuar; lundra e detit. Ariu i diellit ariu malajas. Ariu i Himalajeve ariu i kuq. Ariu i kuq (lat. Ursus arctos isabellinus) ari me gëzof në ngjyrë kafe, i përshtatur për të jetuar në mjediset e ashpra dhe të ndryshme të rajoneve malore, me trup të gjatë deri në dy metër dhe me peshë nga njëqind deri në dyqind kilogramë; ariu i Himalajeve. Ariu malajas (lat. Ursus malayanus, Helarctos malayanus) kafshë vetmitare, me gëzofin në ngjyrë të zezë a gri të errët, me një shenjë të bardhë karakteristike në gjoks në formën e shkronjës U ose të shkronjës V; ariu i diellit. Ariu i murrmë (lat. Ursus arctos) ari shumë i njohur, me ngjyrën e gëzofit nga e verdha e hapur deri në të kafenjtë të errët ose të zez,ë me gjatësia trupore dhe më pesha të ndryshme, që varen nga nënlloji dhe vendi i jetesës. Ariu panda (lat. Ailuropoda melanolleuca) ari bimëngrënës e rrallë mishngrënës, me gëzof me ngjyrë të zezë e të bardhë, me gjatësi trupore deri në dy metër, me peshë deri njëqind e njëzet e pesë kilogramë dhe që jeton në pyjet me bambu në malet e larta të Kinës. Ariu i përhimë (lat. Ursus arctos horribilis) ari u murrmë, që jeton në vetmi, me gjatësi që arrin deri në dy metër e gjysmë e me peshë deri në dyqind kilogramë. Ariu përtac (lat. Melursus ursinus) lloj i veçantë i arinjve që jeton në territorin indian dhe që peshon deri në njëqind e pesëdhjetë kilogramë, me gjatësi trupore deri në një metër e tetëdhjetë centimetër, që jeton në vetmi dhe ushqehet kryesisht me insekte, termite, milingona etj. Ariu polar ariu i bardhë. Ariu me syze (lat. Tremarctos ornatus) ari që jeton kryesisht në Amerikën e Jugut, me peshë deri në dyqind kilogramë, me gjatësi trupore deri në dy metër, me gëzof të zi ose ngjyrë kafeje të errët dhe me njolla të bardha ose të verdha rreth syve. Ariu i shpellave (lat. Ursus spelaeus) ari bimëngrënës me tru të madh, që ka jetuar në shpella në Evropë para mijëra vjetësh, me peshë deri në një mijë kilogramë. Ariu me xhep (lat. Phascolarctos cinereus) koalë. Ariu i zi aziatik (lat. Ursus thibetanus, Euarctos thibetanus) ari i murrmë e i zi me kraharor të bardhë, që jeton në disa pjesë të Azisë me trup mesatar, me shenjë të bardhë në kraharor në formën e shkronjës V, me kokë e madhe, me veshë të mëdhenj e me kthetra të forta e të mprehta. Ariu i zi (lat. Ursus americanus, Euarctos) ari me gëzof të zi, me gjatësi trupore deri në dy metër, me peshë deri në katërqind kilogramë, që jeton në pyje, në zona të mbrojtura dhe jo rrallë pranë vendbanimeve njerëzore.
✱Sin.: gojëkyçyr, gojëlidhur, tezë.
♦ Bën *gjumin e ariut (e arushës) (dikush). Hahet me ariun (dikush) është shumë i fortë dhe trim; ia shkul gjuhën ujkut. Ia heq *gjuhën ariut (dikush). Mban *shtegun e ariut (dikush) keq. *Pallë ariu thjeshligj. Pinë arinjtë, pinë dhe minjtë shaka. thuhet për ata që dehen shpejt, që pihen me një gotë raki; dehet pa pirë (dikush) iron. E tremb ariun me *shoshë (dikush) iron. I var *zilen ariut (dikush) shaka. E vranë ariun iron. iku ajo kohë, nuk është si më parë, nuk ka më të mira pa fund; ka kaluar ajo kohë kur e gjeje çdo gjë gati, s’ka më aq lehtë ose qyl; s’ka më qofte te daja iron; s’këndon më ajo qyqe.
AR,~II m. 1. kim. Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të verdhë, që është i butë e punohet mirë dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha etj. ose si masë vlere; flori (simboli Au). Ar i pastër (i kulluar). Shufër ari. Monedhë ari. Medalje (unazë, kupë, dhëmbë etj.) ari. Fill ari. Minierë ari. Ngjyrë ari. I larë me ar. Vesh me ar.
2. Fill i praruar që përdoret për qëndisje; bised. veshje e qëndisur me këtë fill. Jelek ari. Qëndis me ar. I veshur në ar.
3. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme ari ose sende të tjera: Ar i bardhë kim. metal fisnik që krijon lidhjen ar, nikel e platin dhe përdoret për bizhuteri dhe si shtresë në emetimin e të hollave. Ar 12-karatësh ar me pastërti pesëdhjetë për qind. Ar 18-karatësh ar me pastërti shtatëdhjetë e pesë për qind. Ar 24-karatësh ar me pastërti mbi nëntëdhjetë e nëntë për qind.
♦ Ar i bardhë libr. pambuk. Ari i gjelbër libr. drurët e pyjeve si lëndë shumë e vlefshme për ndërtim, për orendi etj.; pyjet si pasuri e madhe. Ari i zi libr. nafta ose qymyri si pasuri të mëdha për njerëzimin. I ra ari në *ujë (dikujt). *Fjalë ari (e artë). Merr ar pa kapar (dikush) mëson e fiton mençuri nga cilido, është i hapur për të përfituar kurdoherë e nga kushdo. Të peshon me ar (me *flori). Ta shet bakrin për ar (dikush) shih ta shet sapunin për djathë (dikush).
ARIÁN,~E mb., hist. Që u përket arianëve, i arianëve. Grupi arian. Gjuhët ariane. Tipare ariane. Mbretëria ariane.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARIÁN,~I m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Emër i përbashkët për popujt e lashtë, që flisnin në gjuhët indoevropiane; banorë të Indisë, të Persisë dhe të Iranit që janë vetëquajtur me…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARIÁN/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që u përket popujve të lashtë që flisnin në gjuhët indoevropiane; banore të Indisë, të Persisë dhe të Iranit që janë vetëquajtur me këtë emër.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁRI/E,~A f. sh. ~E, ~ET muz. Pjesë lirike për një zë, që shoqërohet me një vegël ose me orkestër (zakonisht pjesë e një opere ose operete). Arie nga opera. Këndoj një arie.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARIÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Arie e shkurtër.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARÍFÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Argjendar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARÍL,~I m. sh. ~E, ~ET bot. Rritje e pazakonshme mishtore, që rrethon ose mbulon tërësisht farën e tisit, të fshikakuqit ose të bimëve të tjera. Arili i rremë fryt mishtor që çahet…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARILÓD,~I m. sh. ~E, ~ET bot. Aril i rremë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARÍL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Larva e krimbit të mëndafshit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARÍTH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin., bot. (lat. Equisetum arvense) Bimë barishtore e egër e ligatinave, në dukje si fieri, me gjethe të holla e të lëmuara si hala pishe, që këputen leh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë