Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARGJENDÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mjeshtre argjendi, që punon argjendin e arin, ajo që bën punime argjendi e ari. Argjendare e shkathët.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARGJENDARÍ,~A f. 1. Mjeshtëria e argjendarit, punimi i sendeve dhe i stolive prej ari e argjendi. Punime argjendarie. 2. Punishtja ku bëhen sende prej ari e argjendi; vendi i punës…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARGJÉND mb. Në ngjyrë të bardhë të shkëlqyer, i argjendtë. Flokë argjend. Vëthë argjend.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARGJÉND,~I m. 1. kim. Metal i rrallë e i çmuar, i butë, me ngjyrë të bardhë të shkëlqyer, që punohet lehtë dhe që përdoret për të bërë sende, zbukurime, monedha, enë etj. (simboli …
Shfaq përkufizimin e plotë →ARGJENDÍM,~I m. 1. Veprimi kur argjendoj diçka ose kur argjendohet. 2. Veshje me argjend (e enëve, e sendeve, e stolive etj.); të argjenduarit e diçkaje. Argjendimi i enëve. 3. fig…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARGJEND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Laj diçka me argjend, vesh me një cipë argjendi; i jap ngjyrë argjendi. Argjendoj jelekun. Argjendoj unazën (kurorën). Argjendoj lugët. 2. kal.,…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARGJENDÓR,~E mb., poet. I argjendtë; në ngjyrë argjendi. Ngjyrë argjendore. Dritë (bardhësi) argjendore. Shkëlqim argjendor. Vazo argjendore. Qafore argjendore. Hëna argjendore.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARGJÉNDTË (i, e) mb. 1. Që është bërë prej argjendi; i larë me argjend. Unazë (kupë) e argjendtë. Sende (stoli) të argjendta. Medalje e argjendtë.2. Që ka ngjyrën e argjendit, që …
Shfaq përkufizimin e plotë →ARGJENDÚAR (i, e) mb. 1. Që është i larë ose i veshur me argjend. Gjerdan i argjenduar. Pirunë të argjenduar.2. Që ka marrë ngjyrën dhe shkëlqimin e argjendit. Dritë e argjenduar. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ARGJENTÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Salmo trutta trutta) Nënlloj i troftës që lind në lumenj e më pas migron në det, ku kalon pjesën më të madhe të jetës, ku rritet dhe arri…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë