Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÁRDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që vijon menjëherë pas së tashmes; që do të vijë a do të ndodhë pas së tashmes, që pritet pas së sotmes; kund. i shkuar. Koha e ardhshme. Pesëvjeçari i ardhshëm. Vitin e ardhshëm. Në javën e ardhshme. Në mbledhjen e ardhshme. Në numrin e ardhshëm të gazetës.
2. Që do të jetë a që do të bëhet i tillë në kohën që vjen; i nesërm. Mësues i ardhshëm. Bashkëshortët e ardhshëm.
3. krahin. I ardhur5,6. Njeri i ardhshëm. I ardhshëm me këdo. Me trup të ardhshëm.
ARDHSHMËRÍ,~A f., libr. Gjendja dhe ngjarjet e kohës së ardhshme, e ardhmja; kund. e shkuar. Ardhshmëri e afërt (e largët). Ardhshmëri e sigurt (e dyshimtë).
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁRDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që vijon menjëherë pas së tashmes; që do të vijë a do të ndodhë pas së tashmes, që pritet pas së sotmes; kund. i shkuar. Koha e ardhshme. Pesëvjeçari …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë