Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARDHÁNGI/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Të qenët i njomët, i freskët. Ishte plot ardhangie.
2. Të qenët i ënjtur, i fryrë; ndjenjë e plotësisë, e fryrjes.
3. Tendosje elastike e indeve, e shkaktuar nga prania e ujit dhe e elektroliteve në hapësirat ndërqelizore, zakonisht si rrjedhojë e humbjes së lëngjeve (dehidrimit); gjendje e nderjes normale, e tensionit normal të qelizave të indeve dhe të organeve, e rëndësishme për mbajtjen dhe mbrojtjen e formës së qelizës dhe për funksionet e ndryshme biologjike të qelizave.
4. bot. Trysni e brendshme e qelizës së gjallë kur shtypet muri qelizor, që është i lidhur ngushtë me tendosjen (osmozën).
✱Sin.: njomështi, njomësi, freski, këndellje, ënjtje, fryrje, mbushje, trysni, shtypje, presion, nderje, tendosje, ndikim, forcë.
ARDHÁNG vep., ~A, ~UR kal. Kthej përsëri në jetë; sjell rishtas në jetë, e bëj të fitojë njomësi e gjallëri; i jap fuqi, e këndell (për bimët dhe qeniet e gjalla). I ardhangu lulet…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ARDHÁNG/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Fitoj njomësi e gjallëri, marr fuqi, këndellem; mbushem, bëhem i fortë e i ngjeshur. U ardhangën bimët. U ardhang qengji.2. pës. e ARDHÁNG.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARDHÁNGUR (i, e) mb. I ardhangët, që është plot njomësi e gjallëri.✱Sin.: i freskët, i këndellur, i njomë, i butë, i brishtë, i fryrë, i mbufatur, i ënjtur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARDHANGËSÍ,~A f. Të qenët i ardhangët, i gjallëruar, i përtëritur. Fitoj ardhangësi. Ardhangësia e tij dukej qartë. ✱Sin.: rigjallëri, rigjallërim, rigjallësi, përtëritje, përtërim…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARDHANGËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Ardhangësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARDHÁNGËT (i, e) mb. Që është plot njomësi e gjallëri. Bredh i ardhangët. Gjethe (kokrra) të ardhangëta. Faqe të ardhangëta.✱Sin.: i mbushur, i ngjeshur, i këndellët, i freskët, i …
Shfaq përkufizimin e plotë →ARDHÁNËS,~E mb. Që përmban ar, armbajtës; që ka ar (për një shtresë minerare), që është me përmbajtje ari. Minierë ardhanëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë