Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARBËRÉSH,~E mb. 1. Që banohet nga arbëreshët e shpërngulur prej tokave me shqiptarë në mesjetë; që ka të bëjë me arbëreshët, që është krijuar nga arbëreshët ose që është veti e arbëreshëve; i arbëreshëve. Krahinë arbëreshe. Fshat arbëresh. Ngulimet arbëreshe. Grua arbëreshe. Letërsia (poezia) arbëreshe. Të folmet arbëreshe. Kostum arbëresh. Shkrimtar (poet) arbëresh.
2. vjet. Shqiptar.
3. krahin. Që ka të bëjë me një pjesë të Labërisë së Vlorës, i arbëreshëve të Labërisë. Gra arbëreshe.
ARBËRÉSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shqiptar i Italisë së Jugut, i Greqisë dhe i Dalmacisë; pjesëtar bashkësisë së shqiptarëve të shpërngulur nga dheu amë në Mesjetë. Arbëreshët e Italisë. Arbëreshët e Greqisë. Arbëreshët (arbëneshët) e Zarës.
2. vjet. Shqiptar i kohës së mesjetës, arbër.
3. krahin. Banor i një pjese të Labërisë së Vlorës, arbër.
4. Banor i fushave bregdetare të vendit tonë; arbër.
ARBËRÉSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Emër që përdoret sot për shqiptaret e Italisë së Jugut, të Greqisë dhe të Dalmacisë, të shpërngulura nga tokat me shqiptarë në mesjetë. 2. vjet. Sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë