Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
APÓSTU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT fet. 1. Secili nga dymbëdhjetë dishepujt e zgjedhur prej Krishtit për të qenë dëshmitarë të jetës, mësimit, vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit dhe për të përhapur ungjillin; libër fetar ku tregohet veprimtaria e tyre. Ai i thirri apostujt të rrinin me të. Apostujt udhëtuan në shumë qytete. Darka e fundit me apostujt.
2. Shenjtor apo misionar që i është përkushtuar përhapjes së besimit të krishterë; misionari i parë që ka sjellë krishterimin në një vend. Apostujt e shenjtë.
3. fig. Ai që i përkushtohet me zell të madh një ideje, një kauze ose një misioni shoqëror. Apostulli i pajtimit të gjaqeve. Apostujt e demokracisë. Apostull i lirisë (i së vërtetës). Apostull i dijes.
✱Sin.: predikues, dishepull, ithtar, nxënës, pasues, ndjekës, mbrojtës, mbështetës, përkrahës.
APOSTULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fet. Caktimi ose emërimi i misionarëve fetarë për të predikuar ose për të përhapur besimin e krishterë në zona të caktuara. Misionar i apostullimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►APOSTULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e APOSTULLÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →APOSTULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fet., kal. Caktoj ose dërgoj një person për të mbushur një mision fetar, për të predikuar ose zgjeruar besimin e krishterë në zona të caktuara. Apostol…
Shfaq përkufizimin e plotë →APOSTULLÓR,~E mb. Që i përket apostullit a apostullimit; që ka të bëjë me apostullin a me apostullimin, i apostullit a i apostullimit. Mision apostullor. Vepra apostullore. Mësime …
Shfaq përkufizimin e plotë →APOSTULÁT,~II m. sh. ~E, ~ET 1. fet. Predikimi i besimit sipas apostujve.2. fet. Titulli i predikuesit, autoritet papnor.
Shfaq përkufizimin e plotë →APOSTULÁT,~III m. sh. ~E, ~ET mat., logj. Postulat. Apostulat logjik. Apostulat i gjithënjohur. Është apostulat.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë