Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
APLIKACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET inf. Program kompjuterik i instaluar në një pajisje të mbartshme (smartfon, tablet etj.) për të kryer funksione të ndryshme ose për të ofruar shërbime të veçanta (lojëra, muzikë, filma, libra, foto, shfaqje televizive, shërbime sociale, platforma për blerje online, informacione etj.); aplikim. Krijoji në aplikacion. Aplikacion online për hapje të llogarisë bankare. Aplikacion edukativ. Aplikacion me kod. Aplikacion për punësim. Instalo një aplikacion.
APLIKÁNT,~E mb. Që aplikon diku a që aplikon për diçka; aplikues. Lista e studentëve aplikantë.
Shfaq përkufizimin e plotë →APLIKÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT ek. Ai që aplikon diku a që aplikon për diçka; aplikues. Aplikant për mjete financiare. Erdhën aplikantët e konkursit.
Shfaq përkufizimin e plotë →APLIKÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET ek. Ajo që aplikon diku a që aplikon për diçka; aplikuese. Aplikante fituese.
Shfaq përkufizimin e plotë →APLIKATÍV,~E mb. Aplikues, zbatues.
Shfaq përkufizimin e plotë →APLIKATÍV,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Aplikues, zbatues.
Shfaq përkufizimin e plotë →APLIKATÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT muz. Teknikë ose vendosje e veçantë e gishtërinjve gjatë luajtjes së një pjese muzikore në instrumentet si pianoja, fizarmonika, violina, kitara etj.…
Shfaq përkufizimin e plotë →APLIKÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mat. Koordinata e tretë e pikës në sistemin koordinator të Dekartit në një hapësirë. Boshti i aplikatës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë