Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
APELÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Veprimi i të apeluarit, drejtimi i një thirrjeje ose kërkese për ndihmë, për përkrahje ose për veprim. Bëj apelim për ndihmë. Apelimit iu përgjigjën autoritetet përkatëse.
2. Veprimi i paraqitjes së një ankese ose një kërkese për shqyrtimin e një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë. E drejta e apelimit. Afati i apelimit. Shqyrtoi apelimin.
3. Dokumenti që përmban kërkesën për të rishikuar një vendim të dhënë nga gjyqi. Shkresë apelimi. Dorëzoj apelimin brenda afatit ligjor.
✱Sin.: thirrje, kërkesë, ankesë, ankim, ankimim, kundërshtim, lutje, apel.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë