Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
APATÍ,~A f., mjek. Gjendje plogështie shpirtërore e njeriut kur nuk i bën përshtypje asgjë dhe prandaj nuk kundërvepron ndaj ngacmimeve, pandjesi; moskokëçarje e plotë; mosinteresim për punën e për të tjerët; limonti. Apati e plotë. Apati mendore (shpirtërore, estetike). Bie (zhytet) në apati. Jeton në gjendje apatie. Jam në apati të thellë. Shkundem (dal) nga apatia.
✱Sin.: plogështi, pandjesi, moskokëçarje, limonti, indiferencë, ftohtësi.
APÁTÍK,~E mb., mjek. Që ka rënë në apati, që nuk e shqetëson e nuk e tërheq asgjë, i plogët; që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme. Njeri apatik. Me natyrë apatike. Qëndrim apa…
Shfaq përkufizimin e plotë →APATÍT,~I m., kim. Mineral në grupin e fosfateve, me ngjyrë të ndryshme, që gjendet më së shpeshti në shkëmbinjtë vullkanikë dhe që përdoret në industrinë kimike, farmakologjike, b…
Shfaq përkufizimin e plotë →APATRÍ,~A f., drejt. Të qenët pa nënshtetësi e një personi për arsye të ndryshme ligjore; mungesë nënshtetësie. Ligji mbi apatrinë. Statusi ligjor për apatrinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →APATRÍD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT drejt. Ai që nuk ka fituar nënshtetësi ose që nuk i njihet nënshtetësia për arsye të ndryshme ligjore nga një shtet ku është vendosur. Ai është apatrid. C…
Shfaq përkufizimin e plotë →APATRÍD,~E mb. Që nuk ka fituar nënshtetësinë në një shtet, në të cilin është vendosur; që është pa nënshtetësi. Fëmijë me prindër apatridë.
Shfaq përkufizimin e plotë →APATRÍD/E,~IA f. sh. ~E, ~ET drejt. Ajo që nuk ka fituar nënshtetësi ose që nuk i njihet nënshtetësia për arsye të ndryshme ligjore nga një shtet ku është vendosur. Është apatride.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë