Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►APASION/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR psikol., vetv. Pasionohem, jepem me zjarr ndaj dikujt ose ndaj diçkaje. Apasionohem pas leximit. Apasionohet pas kafshëve. U apasionua pas pikturave. Nuk apasionohet lehtë.
✱Sin.: jepem, rrëmbehem, përkushtohem, pasionohem.
APASION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR psikol., kal. Pasionoj. Apasionoj publikun. Apasionoi të dashurën.
✱Sin.: jepem, rrëmbehem, përkushtohem, pasionohem.
APASIONÍM,~I m., psikol. Të dhënët pas diçkaje; ndjenjë e fuqishme, dëshirë e madhe, zjarr për të bërë diçka. Apasionim pas gjuetisë. Apasionim jo i natyrshëm. Apasionim i zjarrtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →APASION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR psikol., kal. Pasionoj. Apasionoj publikun. Apasionoi të dashurën. ✱Sin.: jepem, rrëmbehem, përkushtohem, pasionohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →APASIONÚAR (i, e) mb., psikol. I pasionuar. Kompozitor i apasionuar. Ai është apasionuar pas futbollit. ✱Sin.: i zjarrtë, i vrullshëm, i afshët, i përkushtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë