Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
APARTÉID,~I m., polit., hist. Botëkuptim për epërsinë racore; sistem i diskriminimit racial; politikë e bazuar në parimin e aparteidit, të veçimit të popullsisë autoktone me ngjyrë nga popullata e privilegjuar me ngjyrë të bardhë; diskriminim i rëndë që përfshinte jetesën në rezervate, kufizimin e lirisë së lëvizjes, ndalimin e shoqërimit, fitimin e pronës, martesat e përziera, ndalimi i përdorimit të mjeteve të transportit publik, i fushave sportive, etj. Sistem i aparteidit. Aparteidi si politikë. Lufta kundër aparteidit. Aparteid racor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë