Fjalori
ANZË

ÁNZ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Vespula vulgaris) Arëz. Iu lëshuan anzat. E pickoi anza. Çerdhe anzash. Bukë anzash.
2. zool. (lat. Vespa crabro) Grerëz. Anza e dardhës (kumbullës, mollës, rrushit). Pickim i anzës. Fole e anzave. M’i lëshuan anzat.
3. fig. Njeri i keq, ngucakeq, që ngacmontjerët, idhnak; keqbërës. Falë anzë. Është anzë e idhtë ajo.
Sin.: anzë, arëz, grerëz, grerë, greth, grejz.

ANZË

ÁNZ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT bot. Farë anasoni, farë e koprës së ëmbël. Bar nga fara e anzës. Vaj nga fara e anzës.

ANZË

ÁNZ/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT krahin. Shqem ose prag i oxhakut (i vatrës). Rregulloi anzën. Ulem pranë anzës.

ANZË

ÁNZ/Ë,~AIV f. sh. ~A, ~AT Thikë xhepi; çaki. Anzë e mprehtë. Anzë me dy tehe. Maja e anzës.

ANZË

ÁNZ/Ë,~AV f. sh. ~A, ~AT Bosht i sovajkës së tezgjahut; bosht i drugëzës (i mëqikut). Anza e fytëzës teli i drugëzës së avlëmendit (vekut, tezgjahut); shtrembëza e fytëzës së drugëzës. Anza e drugëzës (e sovajkës).
Sin.: bosht, shtremzë, tel.

ANZË

ÁNZ/Ë,~AVI f. sh. ~A, ~AT Ngërç muskulor. Ma zuri anza pulpën e këmbës. Vuan nga anza.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.