Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTONIMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., kal. 1. Vë në marrëdhënie antonimike, kundërshtimore a kundërvënëse një fjalë a një njësi frazeologjike, krijoj a gjej çifte antonimike. Antonimizojnë në rrafsh frazeologjik e sintaksor.
2. Krijoj ndërtime të ndryshme sintaksore me kumtime të kundërta.
ANTONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Fjalë që ka kuptim të kundërt me një fjalë tjetër. Antonime të plota (të pjesshme). Antonime shkallëzuese. Antonime plotësuese. Antonime stilistike.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTONIMÍ,~A f., gjuh. Marrëdhënie midis dy a më shumë njësive leksikore, që kanë kuptimin të kundërt; të qenët antonimik. Antonimia leksikore (frazeologjike). Antonimia emërore (mb…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTONIMÍK,~E mb., gjuh. Që ka kuptim të kundërt me një fjalë tjetër; që ka të bëjë me antonimet dhe me antoniminë; që u përket antonimeve ose antonimisë, i antonimisë. Fjalë antoni…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTONIMIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Veprimi kur antonimizoj ose kur antonimizohet një fjalë, një njësi frazeologjike etj. 2. Antonimi. 3. Kundërvënie në të shprehur. Antonimizi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë