Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTOLOGJÍK,~E mb., libr. 1. Që i përket antologjisë; që ka të bëjë me antologjinë, i antologjisë.
2. Që është përfshirë në një antologji poezie, proze, drame etj. Shkrimtar (poet, prozator, piktor, kompozitor etj.) antologjik. Poezi antologjike. Minuet antologjik.
3. fig., bised. Që ka diçka të veçantë, që dallohet me diçka të veçantë, që është i tillë që meriton të hyjë në antologji. Shembull antologjik. Shkrim antologjik. Rast antologjik. Budallallëk antologjik. Paraqitje antologjike.
ANTOLOGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Përmbledhje pjesësh të përzgjedhura në prozë ose në poezi nga autorë të ndryshëm ose të një autori, sipas kritereve të caktuara tematike, estetike,…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTOLOGJÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Hartues i një antologjie, ai që përgatit dhe boton një antologji. Antologjist i shquar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTOLOGJÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Hartuese e një antologjisë ose i antologjive, ajo që përgatit dhe boton një antologji. Antologjiste arti figurativ.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë