Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTIPROFESIONÁL,~E mb. Që ka qëndrim ose sjellje joprofesionale, që është në kundërshtim me etikën dhe me sjelljen profesionale në punë ose në një veprimtari të caktuar; që shpreh mungesë përgjegjësie, paaftësi, mosseriozitet ose sjellje të papërshtatshme në vendin e punës; kund. profesional. Sjellje antiprofesionale. Bisedë antiprofesionale. Përgatitje antiprofesionale. Debat antiprofesional.
✱Sin.: kundërprofesional, joprofesional, jokorrekt, joserioz, i papërgjegjshëm.
ANTIPROFESIONALÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Të qenët kundër profesionalizmit; mospërgatitje e duhur për të ushtruar një veprimtari; mosqenia mjeshtër në një profesion, që sjell dë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPRODUKTÍV,~E mb. 1. Që nuk është produktiv; që pengon prodhimin e diçkaje; që pengon zhvillimin ekonomik; joprodhues, joprodhimtar, jopjellor, jofitimprurës; kundërproduktiv; k…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPROPAGANDISTÍK,~E mb. Që është kundër një propagande të bërë; që kundërshton propagandën dhe informacionet e pavërteta ose manipuluese; që lufton ndikimin e padëshirueshëm të p…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPROPAGÁND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Formë e komunikimit shoqëror me të cilën bëhet përpjekje e qëllimshme dhe sistematike për të kundërshtuar ose për të luftuar një propagandë të cak…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPROTÓN,~I m. sh. ~E, ~ET fiz. Grimcë e vogël e antimateries me ngarkesë elektrike negative që përbën bërthamën e një atomi antihidrogjen, kundërproton; kund. proton. Veçoritë e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë