Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTIPÓD,~I m. sh. ~E, ~ET 1. E kundërta e dikujt ose e diçkaje në raport me dikë tjetër ose me diçka tjetër. Është antipod i tij. E gjetën antipodin e saj. Antipod me rrymën moderne. Dy sisteme qeverisjeje antipode me njëri-tjetrin.
2. gjeogr. Dikush ose diçka që gjendet në pika të kundërta të diametrit të tokës. Antipodi jugor (verior).
3. fiz. Pikë në njërin pol të tokës diametralisht e kundërt me atë të polit tjetër, që janë të lidhura me një vijë imagjinare që kalon përgjatë qendrës së tokës e që shërbejnë si mjet për të përshkruar në mënyrë relative largesën dhe pozicionin gjeografik. Diskutim për ekzistencën e antipodeve. Identifikimi i antipodeve. Londra dhe Zelanda e Re janë antipode të njëra-tjetrës.
ANTIPODÁL,~E mb. 1. Që ka të bëjë me një antipod, antipodik; që është vendosur në anën e kundërt të Tokës ose të Hënës. Meridian antipodal. Kontinent antipodal. 2. Që është diamet…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPODÍK,~E mb. Që ka të bëjë me antipodet, që u përket antipodeve, i antipodeve. Pika antipodike. Largesa antipodike.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPOÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lloj poeme me veçori të ndryshme a të kundërta me poemën tradicionale; poemë që shfrytëzon teknika të veçanta, sidomos në strukturë, në gjuhë e në mjet…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPOÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Poet që shkruan antipoezi; kund. poet. Antipoet i ri. U përurua libri i antipoetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPOÉT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Poete që shkruan antipoezi; kund. poete. Antipoete e talentuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPOETÍK,~E mb. Që ka të bëjë me antipoezinë; që i përket antipoezisë, i antipoezisë; kund. poetik. Krijim antipoetik. Gjuhë antipoetike. Ironia antipoetike. Simbole antipoetike.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPOEZÍ,~A f. sh. ~, ~TË Krijimi artistik që thyen normat poetike tradicionale: strukturore, gjuhësore-stilistike dhe tematike; poezi me veçori postmoderniste, kundërpoezi; kund.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPOPULLÓR,~E mb. Që është në kundërshtim me interesat e popullit, që është armik i popullit, që shkel të drejtat e popullit; kundërpopullor; kund. popullor. Qeveri (parti) antip…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë