Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTIPATÍK,~E mb. Që të ngjall antipati, që nuk të pëlqen e nuk të tërheq, i pakëndshëm; kund. simpatik. Njeri antipatik. Fytyrë antipatike. Zë antipatik. Situatë antipatike. Sjellje antipatike.
ANTIPAPÍZ/ËM,~MI m., fet. Të qenët kundër papizmit. Përkrahje e antipapizmit. Kundërshtarët e antipapizmit. Antipapizmi si ideologji.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPÁP/Ë,~A m., fet. Papë i shpallur në mënyrë të kundërligjshme, zakonisht në periudha krize, skizme ose konflikti politik e kishtar; ai që pretendon se është papë, rival i papës…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPARALÉL,~E mb. 1. gjeom. Që ka të bëjë me dy elemente paralele, por të orientuara në drejtime të kundërta; kund. paralel. Vektorë antiparalelë. Segmente antiparalele. Brinjë an…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPARALÉL,~I m. sh. ~E, ~ET mat. Të qenët antiparalel.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPARTÍ mb., pol. 1. Që është kundër ideve të një partie dhe të parimeve të saj teorike e strukturore, që del kundër vijës së partisë së vet, kundërparti; kund. parti. Veprimtari…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPARTIÁK,~E mb., pol. Që kundërshton idetë e një partie dhe të parimeve të saj teorike e strukturore, kundërpartiak; kund. partiak. Qëndrim antipartiak. Veprimtari antipartiake.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPARTIÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është kundër një partie politike, zakonisht ndaj partisë politike në pushtet; kundërpartiak; kund. partiak. Doli antipartiak.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPASÁT,~I m. sh. ~E, ~ET Erë e lartësive të mëdha, zakonisht në lartësinë nga tre deri në nëntë kilometra, që fryn nga ekuatori drejt poleve veri dhe jug; erë që ka drejtim të k…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPÁST/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gatim. Pjatë tradicionale italiane, që përmban ushqime të larmishme zakonisht të ftohta, si proshutë, vezë, salcë, djathë, perime, fruta të thata etj.,…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPATÍ,~A f. sh. ~, ~ TË Ndjenjë mospëlqimi e mosdashjeje ndaj dikujt ose ndaj diçkaje, ndjenjë negative që na largon nga një njeri a nga diçka që nuk na pëlqen ose nuk na tërheq…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë