Fjalori
ANTINOMI

ANTINOMÍ,~A f. sh. ~, ~TË filoz. Kundërthënie ose kundërshti midis dy ligjeve, midis dy parimeve, midis dy gjykimeve, midis dy pohimeve, midis dy përfundimeve etj., që përjashtohen ndërsjelltas. Antinomia e demokracive. Antinomi politike (etike). Antinomia matematikore. Antinomia e fundësisë dhe e pafundësisë. Antinomia e hapësirës dhe e kohës. Ky vendim i gjykatës ka krijuar antinomi ligjore.
Sin.: kundërvënie, kundërshti, kundërti, kontradiktë.


Rezultate të ngjashme

ANTINOMÍK,~E mb., filoz. Që ka të bëjë me antinominë; që i përket antinomisë, i antinomisë. Teoria antinomike e jetës (e së vërtetës). Kuptimi antinomik. Parimi antinomik. Karakter…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.