Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTINACIONÁL,~E mb. Që është kundër interesave kombëtare, që është kundër identitetit kombëtar ose vlerave të një kombi; jokombëtar; kund. nacional. Qëndrim antinacional. Fushatë antinacionale. Projekt antinacional. Media antinacionale. Krijime antinacionale.
✱Sin.: jokombëtar, antikombëtar, antikombëtarist, antinacionalist.
ANTINACIONALÍST,~E mb. Që nuk e do kombin e vet, që është kundër interesave kombëtare; antikombëtarist; kund. nacionalist. Politikë antinacionaliste. Grup antinacionalist. Lëvizje …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTINACIONALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk e do kombin e vet, që është kundër interesave kombëtare; ai që është kundër nacionalistëve dhe kundër nacionalizmit; kund. nacionalist. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTINATYRALÍST,~E mb. 1. filoz. Që është kundër natyralizmit; kundërnatyralist; kund. natyralist. Botëkuptim antinatyralist. Filozofi antinatyraliste. Ide antinatyraliste.2. Që i p…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTINATYRALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është kundër natyralizmit si drejtim letrar e artistik. Antinatyralistët filozofikë. Antinatyralist i njohur në prozën artistike shqipe.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTINATYRALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET filoz. Ajo që është kundër natyralizmit si drejtim letrar e artistik. Antinatyraliste në fushën e etikës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTINATYRÓR,~E mb. Që është kundër natyrës, që lufton natyrën; kundërnatyror; kund. natyror. Veprim (akt) antinatyror. Proces antinatyror. Zhvillim antinatyror. Edukim antinatyror.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTINAZÍST,~E mb. 1. Që është kundër nazistëve dhe kundër nazizmit; që lufton nazistët e nazizmin; kund. nazist. Lëvizje antinaziste. Veprimtari antinaziste. Qëndrim antinazist.2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTINAZÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është kundër nazistëve dhe kundër nazizmit; ai që lufton nazistët e nazizmin; kund. nazist. Antinazist radikal. Protestë e antinazistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTINAZÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është kundër nazistëve dhe kundër nazizmit; ajo që lufton nazistët e nazizmin; kund. naziste. Veprim i antinazisteve. Antinaziste e vendosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTINAZÍZ/ËM,~MI m. Të qenët kundër nazizmit; lëvizje kundër nazizmit; kund. nazizëm. Dita e antinazizmit. Ideologjia e antinazizmit. Veprimtaria e antinazizmit. Ithtarë të antina…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë