Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTIMATÉRI/E,~A f., fiz. Kundërlëndë; kund. materie. Hulumtimet për antimaterien. Procesi i shkatërrimit të antimateries. Zbulimi i antimateries. Shpjegime mbi antimaterien. Antimateria shfrytëzohet në imazherinë mjekësore.
ANTIMAFÍE mb. 1. Që është kundër mafies. Veprime antimafie. Ligji antimafie. 2. Që është ngritur për të luftuar mafien a veprimtarinë e kundërligjshme, korrupsionin dhe krimin e or…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMÁFI/E,~A f. Strukturë e posaçme që lufton mafien a veprimtarinë e kundërligjshme, korrupsionin dhe krimin e organizuar të lidhur me mafien. Shërbimet e antimafies. Prokurori …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMAGNETÍK,~E mb., fiz. 1. Që nuk është magnetik, që nuk magnetizohet; kund. magnetik. Fusha antimagnetike. Energjia antimagnetike. Instrumente antimagnetike. Membrana antimagnet…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMALARÍK,~E mb., mjek. Që shërben për të mjekuar malarien; kundërmalarik; kund. malarik. Barëra antimalarike. Masa antimalarike. Trajtim antimalarik. Veprime antimalarike. Vaksi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMALARÍK,~U m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT Lëndë, mjete ose barna që përdoren për të parandaluar ose për trajtuar malarien; mjete ose barna për mjekimin e malaries, kundërmalarik; kund. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMÁSON,~E mb. Që është kundër masonëve dhe kundër masonerisë; kundërmason. Paraqitje antimasone. Mendimi antimason. Literaturë antimasone. Urrejtje antimasone.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMÁSON,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është kundër masonëve dhe kundër masonerisë; kundërmason. Antimason i shprehur. Antimasonët u përfshinë në lëvizje politike.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMÁSON/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është kundër masonëve dhe kundër masonerisë; kundërmasone. U mor vesh se ishte antimasone. Roli i antimasoneve në histori.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMASONÍK,~E mb. Antimason. Qëndrim antimasonik. Publikim antimasonik. Propagandë antimasonike. Veprime antimasonike. Ide antimasonike. Përmbajtje antimasonike.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMASONÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Antimason.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë