Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTIMAFÍE mb. 1. Që është kundër mafies. Veprime antimafie. Ligji antimafie.
2. Që është ngritur për të luftuar mafien a veprimtarinë e kundërligjshme, korrupsionin dhe krimin e organizuar të lidhur me mafien. Policia antimafie. Prokuroria antimafie. Njësia speciale antimafie.
ANTIMÁFI/E,~A f. Strukturë e posaçme që lufton mafien a veprimtarinë e kundërligjshme, korrupsionin dhe krimin e organizuar të lidhur me mafien. Shërbimet e antimafies. Prokurori i antimafies. Ligj për antimafien. Punon me antimafien. Antimafia italiane. Antimafia ndërkombëtare.
ANTIMAGNETÍK,~E mb., fiz. 1. Që nuk është magnetik, që nuk magnetizohet; kund. magnetik. Fusha antimagnetike. Energjia antimagnetike. Instrumente antimagnetike. Membrana antimagnet…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMALARÍK,~E mb., mjek. Që shërben për të mjekuar malarien; kundërmalarik; kund. malarik. Barëra antimalarike. Masa antimalarike. Trajtim antimalarik. Veprime antimalarike. Vaksi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMALARÍK,~U m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT Lëndë, mjete ose barna që përdoren për të parandaluar ose për trajtuar malarien; mjete ose barna për mjekimin e malaries, kundërmalarik; kund. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMARKSÍST,~E mb., libr. Që është kundër marksizmit; që nuk e pranon ose lufton doktrinën marksiste; që është në kundërshtim me parimet e marksizmit. kundërmarksist; kund. marksi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMÁSON,~E mb. Që është kundër masonëve dhe kundër masonerisë; kundërmason. Paraqitje antimasone. Mendimi antimason. Literaturë antimasone. Urrejtje antimasone.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMÁSON,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është kundër masonëve dhe kundër masonerisë; kundërmason. Antimason i shprehur. Antimasonët u përfshinë në lëvizje politike.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMÁSON/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është kundër masonëve dhe kundër masonerisë; kundërmasone. U mor vesh se ishte antimasone. Roli i antimasoneve në histori.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMASONÍK,~E mb. Antimason. Qëndrim antimasonik. Publikim antimasonik. Propagandë antimasonike. Veprime antimasonike. Ide antimasonike. Përmbajtje antimasonike.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMASONÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Antimason.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMATÉRI/E,~A f., fiz. Kundërlëndë; kund. materie. Hulumtimet për antimaterien. Procesi i shkatërrimit të antimateries. Zbulimi i antimateries. Shpjegime mbi antimaterien. Antima…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë