Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTÍK,~E mb. 1. Që i përket periudhës së Greqisë dhe të Romës së Vjetër. Bota (shoqëria) antike. Periudha antike. Kultura (filozofia, letërsia) antike. Arti (teatri) antik. Monedha antike. Botëkuptim antik.
2. Që i përket një kohe të lashtë, i antikitetit, shumë i vjetër. Qytet antik. Kështjellë (urë) antike. Mure antike. Objekt antik. Qyp antik. Vazo antike.
3. bised. Që është i një stili ose i një mode të vjetër, i vjetruar, i lashtë, klasik. Dollap antik. Orendi antike. Veshje antike. Zbukurime antike.
4. let. Që i ngjan ndërtimit të vargut antik. Vargim antik.
5. fig. I vjetruar, i moçëm, i plakur. Plak antik. Proverb antik.
✱Sin.: i vjetër, i lashtë, klasik, historik, arkaik.
ANTÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Antikiteti; lashtësia, bota e vjetër, shekulli i vjetër; koha e kaluar që moti. Periudha e antikës. Vlerë e antikës.2. Periudha e Greqisë dhe e Romës s…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTI- fjalëform., libr. Parashtesë që u shtohet mbiemrave dhe emrave për të shprehur kuptim të kundërt, diçka që është në kundërshtim, në luftë me atë që tregojnë këto fjalë pa par…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIÁRT,~I m., art. Lëvizje, koncepte e qëndrime që hedhin poshtë përkufizimet për artin, duke vënë në dyshim vlerësinë e tij; lëvizje që lidhet me dadaizmin në fillim të shekulli…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIFÓN,~I m. sh. ~E, ~ET fet. Këngë kishtare me pak vargje, kryesisht me tri vargje të nxjerra nga psalmet, që këndohet para ose pas një psalmi në mënyrë të ndërkëmbyeshme nga dy …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIGÁZ mb., usht. Që ka të bëjë me mbrojtjen nga lëndët helmuese posaçërisht nga gazrat mbytëse, kundërgaz; kund. gaz. Metodë antigaz. Lëndë antigaz. Aparat antigaz. Sisteme antig…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIGÁZ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kim. Lëndë etj. kundër një gazi helmues; kundërgaz; kund. gaz. Pajisje (mjete, aparate) antigazi. 2. usht. Maskë kundër gazit, kundërgaz. Maskë antigaz…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTÍL,~I m., bot. (lat Anthyllis) 1. Lule e egër.2. Bimë rrëshqanore e mbuluar me qime të imëta, të buta e me shkëlqim, që lidh bishtaja me deri në 8 fara të bardha, me lule të ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIMÓN,~I m., kim. Metal i brishtë me ngjyrë si të argjendit, që përdoret në teknikë dhe në mjekësi, zakonisht në lidhje me metale të tjera, si plumbi e zinku (simboli Sb). Minier…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPÓD,~E mb. Që gjendet në anë të kundërt; që përfaqëson të kundërtën e dikujt ose të diçkaje, kundërshti e plotë. Pikat antipode. Largësia ekuatoriale e pikave antipode. Mendime…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIPÓD,~I m. sh. ~E, ~ET 1. E kundërta e dikujt ose e diçkaje në raport me dikë tjetër ose me diçka tjetër. Është antipod i tij. E gjetën antipodin e saj. Antipod me rrymën modern…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë