Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTIIZRAELÍT,~E mb. Që nuk i do a që është kundër izraelitëve dhe kundër Izraelit; që është kundër gjuhës, kundër historisë e kundër kulturës izraelite; kundërizraelit; antiçifut. Veprim antiizraelit. Ideologji antiizraelite. Propagandë antiizraelite. Fryma antiizraelite.
✱Sin.: kundërizraelit, kundërhebraik, antihebraik, kundërçifut, antiçifut.
ANTIIZRAELÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk i do a që është kundër izraelitëve dhe kundër Izraelit; ai që është kundër gjuhës, kundër historisë e kundër kulturës izraelite; kundërizraelit; antiçifut, antihebraik. Antiizraelit i përbetuar. Debat me një antiizraelit.
✱Sin.: kundërizraelit, kundërhebraik, antihebraik, kundërçifut, antiçifut.
ANTIIZRAELÍT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk i do a që është kundër izraelitëve dhe kundër Izraelit; ajo që është kundër gjuhës, kundër historisë e kundër kulturës izraelite; kundë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë