Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTIINTEGRÚES,~E mb. Që është kundër integrimit; që është kundërshtar i bashkimit ose i shkrirjes në një njësi të vetme; që synon ndarje, vetizolim ose përjashtim nga një sistem më i gjerë; kundërintegrues, kund. integrues. Strategjia antiintegruese. Përpjekje antiintegruese. Forca antiintegruese. Fushatë antiintegruese. Deklaratë antiintegruese. Sistem arsimor antiintegrues ose përjashtues.
ANTIINFEKTÍV,~E mb., mjek. Që shërben për të luftuar, për të parandaluar dhe për të mjekuar një infektim; kundërinfektiv. Lëndë antiinfektive. Bar antiinfektiv. Trajtim antiinfekti…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIINFEKTÍV,~I m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT farm. Barna etj. për të luftuar, për të parandaluar dhe për të mjekuar një infektim; kundërinfektiv. Marrja e antiinfektivëve sipas udhëzimit …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIINFLACIÓN mb., ek. Që ka të bëjë me antiinflacionin; që i përket antiinflacionit, i antiinflacionit. Paketë antiinflacion. Masat antiinflacion. Politika antiinflacion e bankës…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIINFLACIÓN,~I m., ek. Grup masash të ndërmarra nga qeveria e një vendi në kuadrin e politikës së përgjithshme ekonomike për të ulur inflacionin; masa kundër inflacionit, kundër…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIINFLACIONÍST,~E mb., ek. Që ka për qëllim parandalimin, frenimin ose uljen e inflacionit. Politika antiinflacioniste. Masa të rrepta antiinflacioniste.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIINFLAMATÓR,~E mb., farm. Që vepron kundër pezmatimit; që ka të bëjë me parandalimin dhe mjekimin e pezmatimeve, kundërinflamator. Barna antiinflamatore. Krem antiinflamator. Tr…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIINFLAMATÓR,~I m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT farm. Lëndë ose barna që luftojnë pezmatimet; kundëriinflamator. Antiinflamatorë natyrorë. Antiinflamatorë farmaceutikë. Përdor antiinflama…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIINTEGRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Qëndrim, veprim ose politikë që kundërshton integrimin shoqëror, politik, kulturor apo ekonomik, kundërintegrim; kund. integrim. Politikë e a…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIINTELEKTUÁL,~E mb. Që është kundër intelektualëve dhe kundër intelektualizmit; që shpreh armiqësi dhe mosbesim ndaj intelektualëve; kundërintelektual; kund. intelektual. Paraqi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIINTELEKTUÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që është kundër intelektualëve dhe kundër intelektualizmit; ai që shpreh armiqësi dhe mosbesim ndaj intelektualëve; kundërintelektual; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë