Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTIHEBRAÍK,~E mb. Që nuk i do a që është kundër hebrenjve, që është kundër kulturës, kundër fesë, kundër historisë a kundër trashëgimisë hebraike; antisemit. Politikë antihebraike. Qëndrim antihebraik. Urrejtje antihebraike. Veprimtari antihebraike. Fjalim antihebraik. Diskutim antihebraik.
ANTIHEBRAÍK/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk i do a që është kundër hebrenjve, ajo që është kundër kulturës, kundër fesë, kundër historisë a kundër trashëgimisë hebraike; antisemite…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIHEDONÍST,~E mb., filoz. Që kundërshton kërkimin e kënaqësisë si qëllim parësor të jetës ose të moralit; që është kundër hedonizmit; që i përket antihedonizmit, i antihedonizmit…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIHEDONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT filoz. Ai që është kundër hedonizmit, ai që nuk i jep rëndësi jetës së mirë dhe kënaqësive të jetës; kund. hedonist. Ai është një antihedonist i rrep…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIHELÉN,~E mb. Antigrek; kundërhelen. Qëndrim antihelen. Pikëpamje antihelene. Ndjenja antihelene. Vepër antihelene. Aktivitet antihelen. Diskutime antihelene.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIHELÉN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Antigrek; kundërhelen. Ai u shfaq si antihelen.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIHELÉN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Antigreke; kundërhelene.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIHELIÚM,~I m., kim. Antilëndë si heliumi, që përbëhet prej dy antiprotoneve dhe dy antineutroneve; gaz gjashtë herë më i lehtë se ajri. Pseudo antihelium. Bërthama e antiheliumi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIHERÓ,~I m. sh. ~NJ, ~NJTË let. Hero negativ në romanin klasik, që ka tipare shpesh të kundërta me atë të një heroi apo që nuk përfaqëson vlera heroike, si guximi, ndershmëria, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIHEROÍK,~E mb. 1. Që e urren a që është kundër heroikes. 2. let. Që ka të bëjë me antiheroin; që i përket antiheroit, i antiheroit. Varg antiheroik. Personazh antiheroik. Person…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIHEROÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT let. Heroinë negative në romanin klasik, që ka tipare shpesh të kundërta me atë të një heroi apo që nuk përfaqëson vlera heroike, si guximi, ndershmë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë