Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANTIESTETÍK,~E mb., let., art. 1. Që mohon ose nuk e pranon të bukurën në art, në natyrë, në shoqëri.
2. Që nuk ka vlera estetike, që i mungon harmonia, që nuk të jep kënaqësi ndijesore e artistike.
3. Që ka të bëjë me antiestetikën; që i përket antiestetikës, i antiestetikës. Shije antiestetike. Vepër antiestetike. Mjete antiestetike. Ngjyrat e përzgjedhura ishin krejtësisht antiestetike.
ANTIESTETÍK/E,~JA f., let. Të qenët anestetik.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIESTETÍK/Ë,~A f., let., art. Rrymë, që mohon, që nuk pranon ose që përmbys normat dhe konceptet tradicionale të së bukurës në art, në letërsi etj.; prirje, ide, qasje që sfidon …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANTIESTETIZ/ËM,~MI m. let., art. 1. Antiestetikë; kundërestetikë; kund. estetizëm. Kritikë antiestetizmit. 2. Drejtim teorik e praktik që nuk pranon parimet e vlerat tradicionale e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë