Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANÓR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është e njëanshme a anëmbajtëse. Anore e madhe. Mos u bëj anore!
2. Ajo që bën dredhi; ajo që bën hile; dredharake. Anore e papërmirësueshme.
✱Sin.: anuese, anëmbajtëse, pajambajtëse, hileqare, hilëse, hilecake, dredharake, dhelparake, mashtruese.
ANÓR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET 1. Qilim i vogël që shtrohet anës vatrës ose mbi minderet anës oxhakut, anie; copë qilimi a copë rrogozi pranë vatrës. Lau anoren e pranë oxhakut.
2. Anie, dërrasë që del nga sharrimi për së gjati i anëve të një trungu të prerë. Anore e hollë.
✱Sin.: qilim, anie, shtresë, sixhade.
ANÓR,~E mb. 1. I njëanshëm, që mban anën e dikujt, zakonisht me pa të drejtë, që mban pajë, që ia mban krahun dikujt, anues, pajambajtës. Burrë anor. Sjellje anore.
2. Që bën hile, që bën dredhi. Burrë anor. Grua anore. Qëndrim anor. Sjellje anore. Marrëveshje anore.
✱Sin.: anues, anëmbajtës, pajambajtës, dalzotës, krahëmbajtës, hileqar, hilës, hilecak, dredharak.
ANOREKSÍ,~A f., mjek. Paoreksi. Vuan nga anoreksia. Anoreksia nervore
Shfaq përkufizimin e plotë →ANÓR,~E mb. 1. I njëanshëm, që mban anën e dikujt, zakonisht me pa të drejtë, që mban pajë, që ia mban krahun dikujt, anues, pajambajtës. Burrë anor. Sjellje anore.2. Që bën hile, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është i njëanshëm a anëmbajtës. Anor i madh. Mos u bëj anor!2. Ai që bën dredhi; ai që bën hile. ✱Sin.: anues, anëmbajtës, pajambajtës, hileqar, hil…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANORMÁL,~E mb. 1. Që nuk përputhet me normat e me rregullat e përgjithshme, që kryhet ose zhvillohet jo sipas normës së zakonshme, jonormal; kund. normal. Gjendje anormale. Zhvilli…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANORMÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk është i përgjegjshëm për veprimet e veta; ai që nuk e ka mendjen në rregull; ai që i është prishur nga mendja, i sëmurë nga mendja, i sëmurë; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANORMÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që nuk është e përgjegjshme për veprimet e veta; ajo që nuk e ka mendjen në rregull; ajo që është prishur nga mendja, e sëmurë nga mendja, e sëm…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANORMALÍSHT ndajf. Në mënyrë jo normale, në mënyrë të parregullt a të çrregullt; kund. normalisht. Foli (eci, shikoi) anormalisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANORMALITÉT,~I m. Të qenët jonormal; kund. normalitet. Anormaliteti u kthye në normalitet. Kudo shoh anormalitet.✱Sin.: jonormalitet, çrregullsi, parregullsi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë