Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANKÁND,~I m., drejt. Shitja e një pasurie ose e një sendi a objekti botërisht, duke ia dhënë atij që pranon ta blejë me çmimin më të lartë; mezat. Ankand publik. Organizoj ankand. Shet (blen) në ankand. Nxjerr (vë) në ankand.
♦ E nxjerr (e vë) në ankand (diçka) libr. bën tregti me një gjë të shenjtë a të shtrenjtë për dikë, e cila as që duhet të mendohet se mund të shitet e të blihet; e nxjerr në pazar (në treg) (diçka) keq.
ANKANDÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET drejt. Vendi ku zhvillohet ankandi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANKÁNDËS,~I m. sh. ~, ~IT drejt. Njeri, ent, institucion etj., që organizon shitje-blerje përmes ankandit; ai që drejton një ankand; ai që merr pjesë në një ankand për të blerë. An…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANKÁNDËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET drejt. Ai që drejton një ankand; ajo që merr pjesë në një ankand për të blerë. Ankandësja uli çmimet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë