Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANIMATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që nxit, që organizon, që udhëheq a që moderon një aktivitet apo një veprimtari kulturore, artistike, sportive etj. Animator i shfaqjes artistike. Animator i festivalit. Animatori i qendrës rinore.
2. film. Ai që krijon animime, që prodhon lëvizje për figura ose karaktere në filma të animuar, në lojëra kompjuterike ose në reklama; vizatues i lëvizjeve në një film vizatimor. Animator në filma televizivë.
3. fig., teatr. Artist që shpirtëzon kukullat për shfaqje të ndryshme; artist që lëviz e drejton kukullat në një shfaqje a film të animuar. Animator i lëvizjeve të kukullave.
ANIMATÓR/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nxit, që organizon, që udhëheq ose që moderon një veprimtari kulturore, artistike, sportive etj. Animatore e festivalit të dramës. Animatore e …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë