Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET tek. 1. det. Mjet i madh lundrimi, që përdoret për të mbartur nëpër ujë mallra e njerëz, për peshkim, për qëllime ushtarake etj. Anije tregtare (ushtarake). Anije akullthyese (aeroplanmbajtëse, nënujëse). Anije mallrash. Anije udhëtarësh (transporti). Anije peshkimi. Anije me avull (me vela, me motor). Kuverta e anijes. Kiçi (bashi) i anijes. Kapiteni i anijes. Ditari i anijes. Ngarkoj (shkarkoj) anijen. Fundoset anija. Hipi në anije. Anije druri (çeliku, betoni, plastike etj.).
2. av. Mjet për lundrim ajror ose për fluturime kozmike; raketë. Anije kozmike (ndërplanetare). Ulja e anijes në Hënë.
✱Sin.: vapor, avullore, gjemi, jaht, barkë, varkë, lundër, fajkore.
ANIJERÍ,~A f., det. Arti i lundrimit detar. Shkollë anijerie. Anijeri e zhvilluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANIJESÍ,~A f. det. Flotë detare, tërësia e anijeve që ka një vend a një shtet; grup anijesh me një funksion të përbashkët. Anijesi luftarake. Anijesia tregtare (turistike). Anijesi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANIJESÓR,~E mb., det. Që ka të bëjë me flotën detare, i flotës detare, detar. Forcat anijesore.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANIJETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet., det. Pjesëtar i ekuipazhit të një anijeje, ai që shërben në një anije, detar, marinar. Uniforma e anijetarit. Anijetari i ri.✱Sin.: detar, marinar…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANIJETÁR,~E mb., det. Që ka të bëjë me anijen ose me flotën detare; i anijes ose i flotës detare. Bazë anijetare. Flota anijetare.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANIJETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet., det. Pjesëtare e ekuipazhit të një anijeje, ajo që shërben në një anije. Rrobat e anijetares. Anijetarja mbërriti me kohë.✱Sin.: detare, marina…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANIJETARÍ,~A f., det. Veprimtari që merret me mbartjen e mallrave e të njerëzve. Anijetari mallrash. Anijetari e lirë. Anijetari tankerësh. Anijetari drithërash. ✱Sin.: lundërtari,…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANIJETÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT det. Anijetar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANIJÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT arkit. Pjesë e brendshme e një kishe, që shtrihet në mes dy rreshtash me shtylla; navatë. Anijata kryesore. Kisha kishte tri anijata: një qendrore dhe dy…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANÍJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Anije e vogël. Ka dy anijëza të reja turistike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë