Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANGLOSAKSÓNË,~T m. kryes. sh. 1. Popullsi e Britanisë së Madhe me prejardhje nga fiset gjermane (anglët, saksonët dhe jutët), që u dyndën në Angli në shek. V-VI; popullsi e formuar nga shkrirja e grupeve etnike kelte e gjermane dhe më vonë edhe skandinave (vikinge). Anglosaksonët ndikuan fuqishëm në formimin e shoqërisë moderne britanike.
2. Emërtim për anglezët dhe amerikanët që kanë gjuhë amtare anglishten.
ANGLOSAKSÓN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Pjesëtare e popullsisë anglosaksone.
ANGLOSAKSÓN,~E mb. Që ka të bëjë me anglezët dhe me saksonët (fise me prejardhje gjermane). Popujt anglosaksonë. Të folmet anglosaksone. Fjalë anglosaksone. Tradita anglosaksone. Shkrimi anglosakson. Sistemi matës anglosakson.
ANGLOSAKSÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesëtar i popullsisë anglosaksone.
ANGLOSAKSÓN,~E mb. Që ka të bëjë me anglezët dhe me saksonët (fise me prejardhje gjermane). Popujt anglosaksonë. Të folmet anglosaksone. Fjalë anglosaksone. Tradita anglosaksone. S…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLOSAKSÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesëtar i popullsisë anglosaksone.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLOSAKSÓN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Pjesëtare e popullsisë anglosaksone.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLOSAKSONÍSHT ndajf. Në gjuhën e anglosaksonëve; në mënyrën anglosaksone.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLOSAKSONÍSHT/E,~JA f., gjuh. Gjuha e anglosaksonëve; anglishtja e vjetër; anglishtja e anglosaksonëve; anglishtja vulgare.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë