Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANGLIKÁN,~E mb., fet. Që ka të bëjë me një nga format e protestantizmit, si fe mbizotëruese në Angli; që ka lidhje me Kishën anglikane, si një degë protestante e krishterimit që ka origjinën në Angli; protestant. Kisha (feja) anglikane. Liturgjia anglikane. Komuniteti anglikan. Prift anglikan.
ANGLIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Pjesëtar i kishës protestante shtetërore angleze. Ai është anglikan prej lindjes. Anglikan i përkushtuar.
ANGLIKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET fet. Pjesëtare e kishës protestante shtetërore angleze. Anglikane e devotshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLIKANIZÍM,~I m. Anglezim; formë e asimilimit kulturor e dikujt ose e diçkaje joangleze.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ANGLIKANIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR Anglezohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLIKANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Anglezoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLIKANIZÚAR (i, e) mb. I anglezuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLIKANÍZ/ËM,~MI m., fet. Formë e krishterimit në Angli me tipare të protestantizmit luterian dhe katolicizmit romak.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë