Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANGLEZÍM,~I m. 1. Veprimi kur anglezoj ose kur anglezohem.
2. Rrjedhimi kur anglezoj ose kur anglezohem.
3. Pranim ose dhënie e elementeve ose e shënjuesve autentikë dhe tradicionalë anglezë; tjetërsim i vullnetshëm ose i detyruar i gjuhës dhe i kulturës angleze në një mjedis anglishtfolës; të anglezuar. Anglezimi i afroamerikanëve. Anglezim i jetesës (i të menduarit, i mendësisë, i punës etj.). Anglezimi i theksuar në media.
ANGLÉZ,~E mb. 1. Që lidhet me Anglinë ose me anglezët, që është karakteristik për Anglinë ose për anglezët, i Anglisë ose i anglezëve; që është krijuar nga anglezët. Populli anglez…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLÉZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Banor vendës i Anglisë ose ai që e ka prejardhjen nga Anglia. Anglez autokton. Anglez i jugut. Na vizituan anglezët. Bëhet anglez shtiret, se është i pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLEZDÁSHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që do dhe që adhuron anglezët dhe Anglinë dhe gjithçka që ka të bëjë me ta; ai që është admirues i historisë, i kulturës, i politikës, i gjuhës, i …
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Banore vendëse e Anglisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Anglia. Anglezja humaniste. Angleze e shquar si shkrimtare.2. Shtetase e Britanisë së Madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÁNGLEZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr tiparet e anglezit; bëhem si anglez. U anglezua në sjellje, në mendësi dhe në kulturë. U anglezuan me të ngrënët. 2. vetv. U përsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLEZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap tiparet e anglezit; e bëj si anglez, e bëj të jetojë si anglezët. Anglezoi gjuhën. Anglezoi shkollën. Anglezoj kuzhinën.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLEZÚAR (i, e) mb. Që ka marrë veçori, shënjues a elemente të tjera autentike e moderne të kulturës angleze. Arsimi i anglezuar. Moda e anglezuar. Muzikë e anglezuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLEZÚAR,~IT (të) as. Anglezim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLEZÚES,~E mb. Që të anglezon ose që mund të anglezojë dikë ose diçka. Tradita anglezuese. Tipare anglezuese. Prirje anglezuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGLEZËRÍ,~A f., libr. 1. Mënyrë e sjelljes, zakone etj. që lidhen me stilin anglez ose që përngjajnë me kulturën angleze. Edhe pirja e çajit pasdite është anglezëri.2. Të qenët i …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë