Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANGJIOLOGJÍ,~A f., mjek. Degë e mjekësisë që merret me enët e gjakut e me enët limfatike, me strukturën dhe funksionimin e tyre, me metodat diagnostikuese, me parandalimin, me trajtimin dhe shërimin sëmundjeve të tyre. Metodat e angjiologjisë. Lënda e angjiologjisë. Tekstet e angjiologjisë. Specializoj në angjiologji.
ANGJIOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. 1. Aparaturë radiologjike diagnostikuese. Spitali u pajis me angjiograf. Angjiograf i mbartshëm. Kontrolle me angjiograf.2. Specialist i angjiog…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGJIOGRAFÍ,~A f., mjek. Regjistrim radiologjik i enëve të gjakut (i arterieve, i venave etj. të zemrës), përmes rrezatimit jonizues duke injektuar lëndë të tretshme ngjyruese me k…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGJIOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. Angjiografi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGJIOLÓG,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me angjiologjinë; që i përket angjiologjisë, i angjiologjisë. Ekspert angjiolog. Ekzaminim angjiolog. Incizim angjiolog.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGJIOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Mjek që merret me sëmundjet e venave, të arterieve dhe të gjëndrave limfatike; mjek vaskular. Angjiolog me përvojë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGJIOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek. Mjeke që merret me sëmundjet e venave, të arterieve dhe të gjëndrave limfatike; mjeke vaskulare. Angjiologe e specializuar jashtë shtetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGJIÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tumor beninj i një ene gjaku. Angjioma e kockave. Angjioma hepatite. Pacient me angjiomë. Vuan nga angjioma. Mjekimi i angjiomës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGJIÓPATI,~A f., mjek. Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut. Angjiopati diabetike. Angjiopati me tension të lartë të gjakut.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGJIOSKÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Aparaturë optike e specializuar, që përmban një tub të epshëm e të pajisur me një kamerë që shërben për të ekzaminuar brendësinë e enëve të gjaku…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGJIOSKOPÍ,~A f., mjek. Metodë ekzaminimi e enëve të gjakut me agjioskop. Diagnostikim me angjioskopi. Angjioskopi moderne (tradicionale). Me angjioskopi iu zbulua trombi në arter…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë