Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANGËDHË,~RI f. sh. ~NJ, ~NJTË fig., krahin. Njeri i egër, njeri i pashpirt e i pamëshirshëm. Angëdhë i tmerrshëm. ✱Sin.: gjakpirës, mizor, vrasës, vrastar, gjakatar, barbar, tiran.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁNGËL ndajf. Në gjendje të ngrirë; koçan. Ishte bërë angël. Ishte ftohur e bërë angël.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁNG/ËL,~LI m. kryes. sh. ~ËL, ~LIT Popull gjermano-perëndimor i formuar nga keltët vendas dhe nga fiset e ardhura gjermane (saksonët, danezët, normanët) i vendosur në Angli në shek…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGËRDÚF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Ai që mbahet me të madh; mendjemadh, mburracak, trubosh. Angërdufi kryebosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGËRDÚF,~E mb. Mendjemadh, mburracak, trubosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁNG/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT 1. Cipë e hollë, që mbështjell një organ të trupit; Angrra e mushkërive (e zorrëve). Angrra e trurit (e veshit, e syrit, e mukozës, e qelizës).2. Pj…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁNGËSHT (i, e) mb., krahin. 1. I ngushtë. Pallto e angësht. Rroba të angështa. Këpucë të angështa.2. fig. Dorështrënguar; i shtrënguar në punë e në marrëdhënie me të tjerët. 3. fig…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁNGËSHT ndajf., krahin. 1. Ngushtë, shtrëngueshëm, jo gjerë. Më rri (më vjen) angësht. E zë angësht. U ndjeva angësht.2. fig. Me keqdashje, keq. Flet angësht për dikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGËSHTÍ,~AI f., krahin. 1. Shtrëngim nga ngushtësia. Kishte angështi jete.2. Gjendje shpirtërore e nderë, shtrëngim i brendshëm. Kam (ndiej) angështi. Më hipën (më pushton) një an…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANGËSHTÍ,~AII f., krahin. Vapë e madhe me lagështi, vapë që ta zë frymën. Qenka angështi sot! Angështi e madhe.✱Sin.: zagushi, ufëm, bulçim, zheg, vapë, zapullim, zabullimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë