Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ANEKDÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT let. Tregim i shkurtër argëtues, i vërtetë ose i trilluar, për një ngjarje tërheqëse dhe interesante nga jeta e njerëzve të njohur; rrëfenjë për të qeshur, për të vënë në lojë të metat e dobësitë e njerëzve ose për të shprehur një mendim edukues. Anekdota popullore. Anekdota historike. Tregoj një anekdotë. Di shumë anekdota. Anekdotë shpotitëse. Anekdotë satirike. Anekdota për fëmijë. Anekdota të shkurtra.
✱Sin.: rrëfenjë, rrëfesë, mesele, gazmore, humoreskë, rrotull.
ANEKDOTÍK,~E mb., let. 1. Që ka natyrën e një anekdote; që ka të bëjë me ankdotën. Tregim anekdotik. Rrëfenjë anekdotike. Titull anekdotik. Përmbajtje anekdotike. Shkrime anekdotik…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANEKDOTÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT let. Ai që tregon, që mbledh ose që studion anekdotat nga ana teorike; që ka të bëjë me anekdotat, i anekdotave. Anekdotist i shquar. Ishte një anekdot…
Shfaq përkufizimin e plotë →ANEKDOTÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET let. Ajo që studion anekdotat nga ana teorike; që ka të bëjë me anekdotat, i anekdotave. Anekdotiste krijuese. Anekdotiste e shkëlqyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë